Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njeriu që pa vdekjen e 12000 njerëzve, tregon disa mësime të vlefshme për jetën

2016/12/20 at 5:36 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Njeriu që pa vdekjen e 12000 njerëzve, tregon disa mësime të vlefshme për jetën

Thelbi i disa besimeve indu është besimi se nëse e lë frymën e fundit në Kashi (Varanasi) do përftosh “Kashi Labn” ose frutin e Kashit (çlirimin nga cikli i rilindjes i nxitur nga ligji i karmës).


Kashi Labb Mukti Bhawan në Varanasi është një nga tre shtëpitë në qytet ku njerëzit shkojnë për të vdekur.

Bhairav Nath Shukla ka qenë administratori i Mukti Bhawan për 44 vjet me rradhë. Ai ka parë të varfër e të pasur të strehohen këtu për të kaluar ditët e fundit të jetsë së tyre duke shpresuar për të gjetur paqe. Bazuar në eksperiencën e tij, ku ka dëshmuar vdekjen e më shumë se 12000 njerëzve, ai na jep disa mësime nga jeta.

  1. Zgjidhi të gjitha konfliktet përpara se të shkosh

Shukla këtu na sjell ndërmend historinë e Shri Ram Sagar Mishr, një shkencëtarë i kohës. Mishr ishte djali më i madh i 6 djemve dhe shkonte mirë mirë me djalin e vogël. Pas disa vitesh, një argument i shëmtuar bëri që vëllezërit të ndajnë shtëpinë me një murë, ku secili qëndronte veçmas.

Në ditët e fundit të jetës, Mishr shkoi për të vdekur në Mukti Bhawan dhe kërkoi dhomën numër 3. Ishte i sigurtë që do të vdiste ditën e 16 pas mbërritjes në Mukti Bhawan. Në ditën e 14 ai më tha, “Thuaji vëllait tim të huaj për 40 vjet me rradhë tashmë, që të vijë e të më shohë. Brenga ma bën zemrën më të rëndë. Jam i shqetësuar që të zgjidh çdo konflikt.”

Një letër u dërgua. Në ditën e 16 kur vëllai i vogël mbërriti, Mishr i mbajti dorën dhe i tha që ta rrëzonte murin e shtëpisë. I kërkoi vëllait që ta falë. Të dy vëllezërit u përlotën, Mishr përfundoi së foluri. Fytyra e tij u bë e qetë. Iku në çast nga kjo jetë me atë fytyrën e qetë.

  1. Thjeshtësia është e vërteta e jetës

“Njerëzit nuk ushqehen më me ushqim të bollshëm e të shtrenjtë kur e dinë që do shkojnë. Ditët e fundit të jetës së tyre njerëzit orvaten të kuptojnë se përse duhet të kishin bërë një jetë të thjeshtë. Dhe kjo është ndër gjërat që ata pendohen më shumë,” thotë Shukla.

Një jetë e thjeshtë mund të arrihet duke shpenzuar më pak, shpjegon ai. Ne shpenzojmë më shumë për të akumuluar më shumë, duke krijuar kështu më shumë nevojë. Sekreti është që kënaqësia të gjendet me pak.

  1. Filtrojini trajtat e këqija të njerëzve

Shukla shpjegon se çdo njeri ka hijet e të mirës dhe të keqes. Por në vend që t’i largojmë menjëherë njerëzit e “këqinj”, duhet që të kërkojmë cilësitë e mira tek ta. Farkëtimi i së keqes tek disa njerëz vjen ngaqë përqendrohemi tek trajtat negative të tyre. Nëse fokusoheni tek cilësitë e mira të njerëzve, do t’i njihni më mirë, madje edhe mund t’i doni.

  1. Dëshironi të kërkoni ndihmë nga të tjerët

Të dish e të bësh çdo gjë vetë, kjo mund të bëjë të ndjehesh mirë, por të limiton nga të absorbuarit talentin e të tjerëve. Shukla beson se duhet t’i ndihmojmë të tjerët, por më e rëndësishmja, duhet të kemi kurajën që të kërkojmë ndihmë kur kemi nevojë.

Çdo njeri në botë di më shumë se ne në njëfarë mënyre. Njohuritë e tyre mund të na ndihmojnë, vetëm nëse do jemi të hapur për to.

  1. Gjeje bukurinë tek gjërat e thjestha

Në Mukti Bhavan luhen këngë shpirtërore dhe të devotshmërisë tre herë në ditë. “Disa njerëz ndalojnë dhe admirojnë një notë apo tingullin e një instrumenti, sikur të mos e kishin dëgjuar kurrë më parë. Ata ndalojnë për ta vlerësuar, duke gjetur kështu bukurinë,” thotë ai.

Por kjo nuk është e vërtetë për të gjithë, shton ai. Njerëzit që janë shumë kritik apo shumë krenarë, e kanë të vështirë të gjejnë kënaqësi tek gjërat e vogla sepse mendja e tyre është e zënë me gjëra që u duken më të mëdha.

  1. Pranimi është çlirim

Shumë njerëz nuk e pranojnë se çfarë po bëjnë apo kanë bërë. Ky mohim i vazhdueshëm u akumulon atyre emocione të rrezikshme. Sapo të pranoni situatën atëherë mund të vendosni se çfarë do bëni. Pa pranuar situatën do jemi gjithmën në zuonën gri.

Indiferenca, mohimi dhe shmangja e një të vërtete shkakton ankth, beson Shukla. Ai thekson se duke pranuar situatën, atëherë jeni të lirë të mendoni se çfarë do bëni.

  1. Kur të zbuloni qëllimin, atëherë bëni diçka rreth tij

Të jesh i ndërgjegjshëm për një thirrje që të vjen nga brenda, kjo është diçka madhështore vetëm nëse bëni diçka për të.

Një sërë njerëzish e dinë qëllimin e tyre por nuk bëjnë gjë për ta realizuar atë. Të pasurit një qëllim kjo do bëjë që masim kohën dhe përpjekjet që na duhen për t’ja dedikuar asaj. Ndërmerrni veprime vetëm mbi gjërat që kanë vërtetë rëndësi.

  1. Sjelljet bëhen vlera

Shukla rekomandon se kultivimi i sjelljeve të mira gjeneron vlera të mira. Të ndërtuarit e sjelljeve të mira kërkon kohë. “Është si ndërtimi i muskujve; duhet t’i mirëmbash çdo ditë,” thotë ai.

  1. Zgjidhni se çfarë dëshironi të mësoni

Aq shumë informacione na rrethojnë në përditshmëri, sa që do ishte e lehtë që t’u çorientonim. “Çelësi këtu është të qenit të kujdesshëm për të zgjedhur atë që besojmë thellë se do jetë vlerë për ne, thotë ai. Njerëzit mund t’ju imbonojnë subjekte dhe filozofi të ndryshme, por gjëja më e mençur është që sapo të kuptoni sugjerimet e tre, të kërkoni më thellë për gjërat që ngazëllejnë mendjen dhe zemrën tuaj.

  1. Mos i shkëpusni lidhjet me njerëzit, shkëputini lidhjet me mendimet që ata prodhojnë

Mund të distancohemi me njerëzit që na kanë dashur vërtetë për një mijë arsye të ndryshme. Sidoqoftë, në çdo marrëdhënje, disa keqkuptime ideologjike mund të bëjnë që të mos komunikojmë më me njerëzi që duam apo na duan. Kjo nuk do të thotë kurrë që të mos shoqërohemi me ta. Kjo do të thotë thjeshtë se nuk jeni dakord me një mendim dominant të këtij personi. Divorci ka lidhje me mendimin, dhe jo me personin, thotë Shukla. Të kuptosh që të shkarkosh barrën nga të qenit më hakmarrës dhe i pikëlluar.



Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Para
STUDIMI I FUNDIT/ Burrat preferojnë më tepër gratë e shëndosha!

STUDIMI I FUNDIT/ Burrat preferojnë më tepër gratë e shëndosha!

Mbani mendjen kur të shikoni këtë modele !

Mbani mendjen kur të shikoni këtë modele !

Vullkani ishte aktiv. Pritej vetëm të shpërthente

Vullkani ishte aktiv. Pritej vetëm të shpërthente
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com