Një ditë pasi Opinion.al konfirmoi zyrtarisht se “Filarmonia e Vjenës” nuk ka koncert në Tiranë më 2 Janar siç ka reklamuar qeveria shqiptare vjen edhe reagimi zyrtar i ambasadës austriake në Shqipëri. Në një njoftim për mediat thuhet se “në koncertin e 2 Janarit në Tiranë do të performojnë një grup prej 36 artistësh të quajtur Ansambli i Filarmonisë së Vjenës por dhe muzikantë të tjerë që nuk janë pjesë e ketyre institucioneve.
“Ata janë anëtarë dhe ish-anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, si dhe nga muzikantë të tjerë austriakë. ‘Ansambli Filarmonik i Vjenës’ është themeluar në vitin 2013 me iniciativë të Shkëlzen Dolit, anëtar i Filarmonisë së Vjenës”, thuhet në njoftim.
Më tej, ambasada jep edhe detaje që nuk i ka dhënë deri më tani Ministria e Kulturës edhe pse Opinion.al u interesua pranë këtij dikasteri.
Sipas ambasadës austriake, koncerti në fjalë është organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me kompaninë AGE Art Production ka gjetur mbështetjen e disa kompanive austriake dhe shqiptare, si dhe të Ambasadës Austriake.
Bashkengjitur deklarata e plotë për mediat