Policia turke ka ekzekutuar menjëherë pas atentatit, vrasësin e ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.
Foto e publikuar më poshtë tregon vrasësin e ambasadorit të shtrirë përtokë me disa plumba në trup.
Në momentin e vrasjes, mediat publikuan pamjet e para, ndërsa vrasësi qëndron në këmbë pranë tij. “Ne vdesim në Aleppo, ju vdisni këtu”, është shprehja e autorit të ngjarjes pasi e ka qëlluar.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta, që vrasësi të ekzekutohet nga forcat speciale turke.
Hasim Kiliç, gazetar i Hurriyet, thotë se ka dëgjuar slogane radikale islamike prej agresorit, ndërkohë që godina është e rrethuar nga forca të shumta speciale turke. Në vendngjarje ka mbërritur edhe vetë ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.