I ftuar në studion e “Opinion” gazetari Artan Hoxha ka thënë se Policia e Shtetit ka dështuar 4 herë në operacione për kapjen e Klement Balilit, shkruan opinion.al. “Hera e parë është operacioni “Santa Quaranta” në verë, dhe nuk e kanë kapur dot. Operacioni i dytë ka qënë në muajin tetor kur ishte identifikuar që Klement Balili ndodhej në Sarandë, dhe lëvizte më një mjet të blinduar. Ditën që forcat operacionale të shkuara nga Tirana i kanë bërë pritën në qafën e gjashtës mjeti ka lëvizur në të njëjtin intererar që e ka pritur policia, por ai ka lënë celularin aty dhe policia ka ndjekur celularin. Kanë kontrolluar mjetin dhe nuk e kanë gjetur. Hera e tretë është kur ai ka shkuar për të ndjekur skuadrën e tij të Delvinës, e cila sponsorizohet nga kryetari i bashkisë që është edhe nipi i vetë. Policia e ka ditur këtë gjë ka marrë masa me civilë, por çuditërisht ai nuk ka qënë në atë ndeshje”, është shprehur Artan Hoxha./opinion.al