Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirimi i Lul Berishës/ Nis hetimi për gjyqtarin dhe kryebashkiakun

2016/12/15 at 3:05 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata liron nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për lirimin e Lul Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit. Në hetim janë gjykata dhe bashkia e Durrësit


Hetimet nisen pas angazhimit të PD-së. Sot Basha ishte personalisht në zyrën e Llallës për këtë çështje. Hetimet nga prokuroria e Durrësit kanë nisur kryesisht për akuzën “shpërdorim  detyre”. Prokuroria e Durrësit ka dyshime të arsyeshme që zyrtarë të caktuar mund të kenë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, me qëllim krijimin e kushteve për pranimin e kërkesës për lirim para kohe me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha.

Do të hetohen praktikat gjyqësore si dhe praktikat administrative të bashkisë së Durrësit, bëri të ditur organi i akuzës.

Njoftimi i prokurorisë

“Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar ndër të tjera se, Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e saj datë 05. 12. 2016, ka vendosur :“Pranimin e kërkesës së të dënuarit Luzim Berisha dhe lirimin me kusht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit penal me burgim të dhënë me vendimin nr. 1, date 16. 01. 2012, te Gjykatës për Krime të Renda, i ndryshuar me vendimin nr. 175, datë 16. 07. 2014, të Gjykatës së Larte, për pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit, prej gjashte vjet e dy muaj e 22 ditë burgim. Nga të dhënat paraprake, rezulton se Lulzim Berisha ka përfituar nga një seri e gjatë vendimesh gjykate për ulje dënimi, si edhe ka përfituar nga ligji i vitit 2012 Për Amnistinë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, nga informacioni i publikuar në media rezulton që në vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, shkruhet se “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për tu punësuar në ndonjë subjekt privat.

Nën hetimin e prokurorisë janë vendimet e dhëna, në kohë të ndryshme për të dënuarin Lulzim Berisha nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit, për përfitim të uljes së dënimit, përfitimit të amnistisë, si dhe ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së lartë, në atë të zakonshëm.

Prokuroria e Durrësit ka dyshime të arsyeshme që zyrtarë të caktuar mund të kenë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, me qëllim krijimin e kushteve për pranimin e kërkesës për lirim para kohe me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha”, thuhet në njoftim.

Etiketa: DakohetimelirimLulzim Berishaprokuroria durres


Ju sugjerojmë

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite
Bota

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite

13 Tetor, 2025 8:50 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
Aktualitet

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

13 Tetor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 13 tetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 tetor 2025

13 Tetor, 2025 8:39 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Tetor, 2025 8:37 am
Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Para
Foto/ A është ky skandali në votimin e artistëve te “Kënga Magjike”?

Foto/ A është ky skandali në votimin e artistëve te “Kënga Magjike”?

A do të sekuestrohet resorti luksoz ‘Santa Quaranta’ i Klement Balilit?

A do të sekuestrohet resorti luksoz 'Santa Quaranta' i Klement Balilit?

Video/ Rrëfimi me lot në sy i babait: Si e gjeta fqinjin duke abuzuar me vajzën në shtëpinë time

Video/ Rrëfimi me lot në sy i babait: Si e gjeta fqinjin duke abuzuar me vajzën në shtëpinë time
















TE FUNDIT

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite
13 Tetor, 2025

Sheshi i Pengjeve është tashmë i mbushur plot: mijëra njerëz kanë mbërritur nga e gjithë Izraeli për të dëshmuar lirimin...

Lexo më shumë

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
13 Tetor, 2025

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga sot për shkak të punimeve në segmentin rrugor Vorë-Ura...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
13 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Tiranë, në kuadër...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 tetor 2025

Parashikimi i motit, 13 tetor 2025
13 Tetor, 2025

Vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com