Ditën e premte mësuesit do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Pas kërkesës së sindikalistëve për takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, për të diskutuar për problemet që kanë arsimtarët, takim i cili nuk u realizua, ata kanë përcaktuar se ditën e premte më 16 dhjetor në orën 14:00 do të zhvillojnë protestën e parë.
Në kërkesat e saj, Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë kërkon respektimin e normës mësimore dhe pagesën e orëve mbi normë të mësuesve, pagesën e transportit të arsimtarëve si dhe shpërblimin e fundvitit prej 10 mijë lekë. Kryetarja e Sindikatës së Tiranës, Alma Lama fton mësuesit t’i bashkohen protestës për më shumë dinjitet dhe t’i thonë jo paligjshmërisë./GSH