Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Sonte Bilal Kasami në Opinion, kush është “BESA” në Maqedoni?

2016/12/14 at 11:33 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video-Opinion/ Kreu i “BESËS”: Maqedonia ka shpenzuar 1 miliard euro për skulpturat e heronjve maqedonas

Emisioni “Opinion” në TV Klan, ka të ftuar mbrëmjen e sotme, Bilal Kasami, kreu e partisë “BESA” në Maqedoni.


Kasami theksoi se BDI i ka thyer shpresat për shqiptarët, pavarësisht faktit, se ai ka qenë pjesë aktive e zhvillimeve përgjatë periudhës 2001 deri në 2008.

Ndër të tjera, ai bëri me dije se shqiptarët e Maqedonisë edhe pse në aspektin formal dhe juridik, si rezultat i luftës së 2001, arritën në disa avancimeve të pozitave të tyre fatkeqësisht nga dështimi i politikanëve, të cilët morën përsipër që të implementojnë marrëveshjen e Ohrit dhe frymën e kësaj marrëveshje, shqiptarët e Maqedonisë realisht sot jetojnë në një situatë shumë më të vështirë se të para vitit 2001.

“Si rezultat i dështuar i këti subjekti politik, pas 2001, VRMO DPMNE mori guxim t’u imponojë shqiptarëve një stemë, e cila ishte një stemë bullgare, apo një stemë partiake e VRMO dhe mori guxim që i gjithë Shkupi, të rezlizojë një kopsht të statujave me heronj maqedonas, heronjt të cilët edhe nuk e dimë për kontributin e tyre. Por nëse krahasojmë përmasat e skulpturave të heronjve tanë kombëtarë me ata të tyre, e mbi të gjitha, heronjt shqiptar janë realizuar nga financat e vetë shqiptarëve dhe jo si rezultat e fenincave apo kontributeve të shtetit maqedonas. Ndërsa nga ana tjetër, skulptura të papërfillshëme të heronjve maqedonas, janë vendosur në sheshet e shkupti dhe mbi të gjitha janë harxuar rreth 1 miliard euro buxhet dhe financa edhe të shqiptarëve është një nënçmim i shqiptarëve të Maqedonisë”.

Kreu i partisë “BESA” në Maqedoni, Bilal Kasami, ka theksuar se shqiptarët asnjëherë nuk patën një subjekt politik që t’i mbrojë ata, në aspektin e të drejtave të tyre kombëtare dhe ekonomike. Kasami tha se biznesmenët shqiptar në Maqedoni diskriminohen në dy fronte, diskriminohen nga funksionar të kësaj partie në pushtet, në anën tjetër, diskriminohen edhe nga institucionet e këtij shteti. Ai, bëri me dije, se këta biznesmenë, këta shqiptarë e kanë të pamundur të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Blendi Fevziu: A ka nga ju maqedonasit, z.Kasami që të krijohen dy sfera me njëra-tjetrën, që do të thotë, se shqiptarët të dominojnë dhe të administrojnë zonën e tyre dhe maqedonasit zonën e tyre? Pra a kemi dy Maqedoni, brenda kësaj Maqedonie?

Kasami: Ka dy tendenca që po zhvillohen paralel në Maqedoni, që të ndahet Maqedonia në linja etnike dhe tendenca tjetër është që Maqedonia të jetë një shtet qytetar, që të jetë në nivelin e çdo qytetari, kjo ndarje në linja etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, fatkeqësisht ka ndodhur përgjatë këtyre 10 viteve të fundit, kur në qeveri ka qenë partia nacionaliste maqedonase VMRO DPMNE dhe BDI e cila ishte në shërbim të kësaj partie.

Blendi Fevziu: Z.Kasami ju keni marrë 5 deputetë deri tani dhe pretendoni të merrni edhe një tjetër? Ku do shkojnë votat tuaja?

Kasami: Votat tona do të shkojnë në drejtim të përmirësimit të asaj që na u mohua ndër vite.

Blendi Fevziu: Si?

Kasami: Duke përpiluar një platformë kombëtare, platformë të cilën do t’ua ofrojmë të gjithë subjekteve politike shqiptare, me pikat të cilat do të duhen që të implementohen nga qeverisja e ardhshme, kushdo qoftë ajo.

Kryetari i Lëvizjes BESA, ka thënë se problemet e shqiptarëve në Maqedoni janë kombëtare, janë problemet të identitetit të tyre etnik dhe jo probleme fetare. “Asnjë moment nuk kemi pasur ne atje probleme fetare. Dhe jo rastësisht në Maqedoni është më e theksuar dimensioni fetar sepse për shqiptarët në Maqedoni ka qënë problem që në ambiente të pastra etnike të flitej shqip, të mësohej shqip, por në asnjë moment nuk ka qënë problem të mësohej dhe praktikohej feja islame”, është shprehur Kasami.

Më tej ai ka treguar edhe rolin e Lëvizjes BESA “Për këtë është në skenën politike Lëvizja Besa, t’ju rikthejë, të drejtat kombëtare shqiptarëve të Maqedonisë”. Po ashtu Kasami ka thënë se Lëvizja BESA nuk ka sfond fetar.

Bilal Kasami ka theksuar në Opinion se partia “BESA” nuk është financuar nga shteti turk dhe as nuk është financuar ndonjëherë, në mënyrë të tërthortë nga institucione apo shoqata që lidhen me institucionet e shtetit të Turqisë.

Ai ka theksuar se filozofia e lëvizjes “BESA” është një filozofi që mbështetet mbi vlerat tradicionale të shqiptarëve dhe që respekton identitetin kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë. Kasami tha se ne vlerësojmë se ky identitet është ai i cili do të rikthejë shqiptarët e Maqedonisë të jenë një komb, të cilët do të mund të identifikohen si të tillë në Maqedoni, bash në kohën kur kemi një akulturim të theksuar si rezultat të zhvillimeve të fundit në Maqedoni, ku shqiptarëve iu imponohen vlera, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me traditën e tyre kombëtare.

Ndër të tjera, kreu i “BESA-s”, nënvizoi se kemi tentuar që të krijojmë njësërë të drejtash që shqiptarët e Maqedonisë t’i gëzojnë, ku fatkeqësisht atëkohë nuk u arriten, por që shpresojnë të realizohen kësaj radhe.

Kasami tha se lëvizja BESA është munduar të krijojë marrëdhënie shumë të mira edhe me Tiranën dhe Prishtinën, është e vërtetë që marrëdhëniet e lëvizjes Besa me subjektet politike në dy shtetet shqiptare, kanë qenë në drejtim, të një axhende kombëtare.



Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

24 Qershor, 2025 10:42 am
Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
Bota

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

24 Qershor, 2025 10:34 am
Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje
Bota

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje

24 Qershor, 2025 10:29 am
Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet
Bota

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet

24 Qershor, 2025 10:14 am
“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump
Aktualitet

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump

24 Qershor, 2025 10:07 am
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Izraeli pas pranimit të armëpushimit: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

24 Qershor, 2025 10:06 am
25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
Bota

25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat

24 Qershor, 2025 10:02 am
Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
Bota

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

24 Qershor, 2025 9:51 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

24 Qershor, 2025 9:49 am
OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
Bota

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

24 Qershor, 2025 9:42 am
Para
Video-Opinion/ Avenir Peka: Siria po dëshmon se është një shtet me rëndësi të madhe strategjike

Video-Opinion/ Avenir Peka: Siria po dëshmon se është një shtet me rëndësi të madhe strategjike

Video-Opinion/ Hajdaraga: Aleppo konflikt i ngatërruar, forcat militare nuk ulen në bisedime

Video-Opinion/ Hajdaraga: Aleppo konflikt i ngatërruar, forcat militare nuk ulen në bisedime

Video-Opinion/ Hajdaraga: Rusët kanë fajin kryesor për viktimat në Aleppo

Video-Opinion/ Hajdaraga: Rusët kanë fajin kryesor për viktimat në Aleppo
















TE FUNDIT

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
24 Qershor, 2025

Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Golem të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar....

Lexo më shumë

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
24 Qershor, 2025

Evropa ende po kërkon një rol në konfliktin Izrael-Iran, pasi u zu në befasi nga sulmet e SHBA-së ndaj Iranit,...

Lexo më shumë

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje
24 Qershor, 2025

Izraeli e ka akuzuar Iranin për shkelje të armëpushimin pak orë pasi hyri në fuqi. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit,...

Lexo më shumë

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet
24 Qershor, 2025

Pas një nate të mbushur me breshëri raketash të lëshuara nga Irani, Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit njoftoi se hapësira...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com