Ishte kthyer në “tmerrin e qendrave tregatare falë skemës që kishte krijuar për të vjedhur veshmbathje dhe jo vetëm, por sot forcat e komisariatit nr. 2 të policisë kanë mundur ta ndalojë, pikërisht teksa grabiste.
18-vjeçari Xh. L që banon në Durrës përdorte një palë pinca për të hequr chip-at e rrobave apo atleteve në qendrat tregtare dhe më pas i grabiste fare kollaj.
Policia thotë se në momneitn e arrestimit atij iu sekuestruan:
– Një palë atlete, të dyshuara të vjedhura
– Një bluzë, të dyshuara të vjedhura
– Një palë pinca (me të cilat ka bërë të mundur heqjen e Chipi-t të sendeve të vjedhura).
Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas gjithashtu dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 21.11.2016, në rrugën “Studenti”, ka vjedhur banesën e shtetases N. M.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.