Kryeministri Edi Rama duke folur në një takim ekonomik ku ishte e pranishme drejtoresha rajonale e Bankës Botërore dhe zyrtarë bëri dhe një deklaratë politike si dhe kërkoi ndjesë pasi vite më parë nuk ka folur mirë për BB.
“Askush nuk e vë në dyshim se ky projekt do të mbyllet gjatë mandatit të dytë dhe askush nuk e vën në dyshim se do të jem unë Kryeministër edhe për një mandat”, tha Rama.
Më pas iu drejtua të pranishme me fjalët: “Po flas shumë fjalë të mira për Bankën Botërore, pasi dikur kam folur keq”, tha më tej kryeministri.
Deklaratat u bënë gjatë firmosjes së marrëveshjes së një projekti shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në jug të vendit. Është një projekt i përbashkët i Qeverisë me BB për zhvillimin e një sërë qytetesh në jug, si Saranda, Vlora, Përmeti, Berati, etj. /Opinion.al