Kryeministri i ri i Italisë, Paolo Gentiloni ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar. Angelino Alfano rikthehet si ministër i Jashtëm duke lënë postin e ministrit të Brendshëm që mbante në qeverinë e Matteo Renzit.
Vendin e tij e zë Marco Minniti. Në pozicionin e ministrit të Ekonomisë mbetet sërish Pier Carlo Padoan.
Gentiloni gjatë fjalës së tij u shpreh se, do të punojë për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike sa i takon ligjit elektoral.