Një ditë para finales së madhe të festivalit “Kënga Magjike” Endri Prifti ka komentuar jo mirë konkurrentët e tij në garë, Artjola Toskën dhe Brunon. Sipas tij kënga ishte jo e përshtatshme për atë format pasi është me motive popullore.
Pikërisht për këtë koment, Bruno ka zgjedhur të replikojë përball tij dhe jo në rrjete sociale. gjatë transmetimit të të Dielës Shqiptare këngëtari i ka pyetur vëllezërit se çfarë kanë dashur të thotë me atë koment.
“Nuk e kam sharë Artjola Toskën, mediat e shkruajnë si të duan vetë. Artjola është ikona e muzikës shqiptare…Kënga është shumë e bukur, por nuk është për këtë festival, është tallave”- kanë thënë vëllerëzit Prifti.
Nga ana tjetër Bruni i ka kujtuar këngën me të cilin ato kishin konkurruar para dy vitesh me një këngë tallave.
Në këtë moment ka ndërhyrë edhe kantautori i kësaj kënge, Flori Mumajesi. Në një lidhje telefonike ai e ka quajtur turp gjuhën e përdorur nga Endri Prifti.
Në fund të spektaklit Ardit Gjebrea ka hyrë në rolin e “zonjës Eni” dhe ka dashur të shuaj konfliktin e krijuar. Të dy palët i kanë dhënë dorën njëri-tjetrin duke u shprehur se nuk kanë asgjë personale siç e shihni në videon e mëposhtme./opinion.al