Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto-galeri/ Për tu habitur! Këto janë profesionet e vërteta të këngëtareve shqiptare

2016/12/09 at 10:20 AM
në Galeri, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto-galeri/ Për tu habitur! Këto janë profesionet e vërteta të këngëtareve shqiptare

Muzika është një ndër pasionet e tyre më të mëdha, por duket se nuk ka qenë e mjaftueshme. Janë të shumtë artistët e skenës shqiptare që kanë vendosur të studiojnë për diçka krejt tjetër nga ajo që bëjnë realisht. Motivet e këtyre përzgjedhjeve kanë qenë të ndryshme. E pavarësisht se janë diplomuar, pak prej tyre i ushtrojnë profesionet e tyre të vërteta. Por cilat janë degët në të cilat janë diplomuar yjet? Disa prej tyre do t’ju surprizojnë.

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të kompletuara dhe më të suksesshme në vend, por artistja ka zgjedhur mos të studiojë për kanto. Elvana është diplomuar në Universitetin e Tiranës për regjisurë, një degë që aktualisht nuk e ushtron, por me gjasë dijet i shfrytëzon në klipet e saj.

Zajmina Vasjari mund të cilësohet nga shumëkush si një vajzë seksi, por këngëtarja do t’ju surprizojë me profesionin e saj të vërtetë. Zajmina ka studiuar për arkitekturë në një nga universitetet private në Tiranë. Ndonëse është shprehur shumë krenare diplomimin, Zajmi ende nuk e ka ushtruar këtë profesion.

Eneda Tarifa e ka shumë përzemër filozofinë dhe këtë e dallojmë jo vetëm nga tekstet e këngëve të saj por edhe nga koha që i ka kushtuar në studim. Këngëtarja është diplomuar në një universitet privat për Filozofi, megjithatë deri tani e kemi parë vetëm në rolin e këngëtares, prezantueses dhe aktores së humorit.

Ndryshe nga sa përmendëm më lart, Rosela Gjylbegut i ka shërbyer diploma. Këngëtarja e njohur ka përfunduar universitetin për Shkenca Politike, ndërsa prej disa vitesh është e punësuar në Kuvendin Shqiptar.

“Marrëdhënie me publikun” është një diplomë mjaft e pëlqyer në vendin tonë, sidomos nga artistet. Disa nga emrat që kanë ndjekur këtë fakultet janë Xhensila Myrtezaj dhe Enca Haxhiaj.

Vesa Luma ka studiuar për gazetari dhe e ka ushtruar këtë profesion. Këngëtarja aktualisht drejton një emision televiziv në Kosovë, të quajtur “E diela me Vesën”. Ndërkohë, partneri i saj Big Basta ka studiuar për Shkenca Sociale, profesion që deri tani nuk e ka vënë në zbatim.

Ingrit Gjoni është mjaft e talentuar, por profesioni i saj i vërtetë nuk është muzika, por aktrimi. Këngëtarja e njohur është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Aktrim, një pasion që duket se i është injektuar nga motra e saj Inis, e cila është regjisore.

Muzika është sigurisht një pasion i madh për Eliza Hoxhën, por po aq e madhe për të është edhe dashuria për  arkitekturën. Këngëtarja, veçse është një arkitekte e shquar në Kosovë është edhe pedagoge e të njëjtës lëndë në Universitetin e Prishtinës.

Askush nuk do ta mendonte që Eni Koçi është një vajzë studioze. Këngëtarja e re është aktualisht duke ndjekur studimet për mjekësi në një universitet në Londër. Në të ardhmen Enin mund ta shohim edhe si mjeke, meqë për shkak të studimeve ajo është tërhequr paksa nga muzika.

Në fushën e mjekësisë është diplomuar edhe artisti Armend Rexhepagiq. Këngëtari dhe kompozitori nga Kosova ka kryer studimet për stomatologji, por deri tani nuk e kemi parë në rolin e dentistit, e ndoshta nuk do ta shohim kurrë.

Marsela Çibukaj dhe Zanfina Ismaili kanë zjedhur drejtësinë për atë që mund të konsiderohet si profesioni i tyre i vërtetë.

Ndërsa Samanta Karavella ka studiuar në Universitetin e Tiranës për Gjuhë të Huaja, më saktësisht për Spanjisht, ashtu si Soni Malaj, frengjisht.

/revistaclass

Etiketa: kengetaretprofesionetverteta

Ju sugjerojmë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
Para
Tragjike/ 96 të vdekur nga përmbysja e trenit

Tragjike/ Treni shtyp dy të rinj shqiptarë në Milano

Foto/ Armina Mevlani: “Paratë impresionojnë vajzat përtace, burri i pasur është bonus, e jo…”

Foto/ Armina Mevlani: “Paratë impresionojnë vajzat përtace, burri i pasur është bonus, e jo...”

Plagoset një efektiv policie në Tiranë

Përmet, gjendet i pajetë 55 vjeçari, dyshohet për vetëvrasje

TE FUNDIT

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
14 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit. Sipas...

Lexo më shumë

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka reaguar përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ku pasi ka falenderuar anëtarët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com