Një burrë ka treguar historinë e tij të trishtë për ‘The Sun’, ai është dashuruar në një grua. Ai ka 3 fëmijë me dy gra të tjera, por nuk do asnjërën nga ato të parat.
Kjo është letra e tij:
Kam bërë seks të egër me një femër që njoha në një ndejë. Tani ajo thotë se do që të jemi vetëm miq, ndërsa unë nuk mund të ndaloj së menduari për të.
Unë jam 45 vjeç dhe shumë i pafat në dashuri. Kam 3 fëmijë me dy gra të ndryshme dhe asnjëra nga këto shtatzëni nuk ka qenë e planifikuar. Unë nuk e kam dashur asnjërën nga këto.
Unë ende jetoj me nënën e djalit tim të vogël, 9 vjeç, por ne jetojmë jetë paralele. Unë së fundmi njoha një femër në ditëlindjen e 30 të kushëririt tim. E gjithë familja ime ishe aty.
Më pas ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe tërheqja seksuale ishte e mahnitshme. Ne filluam të takoheshim pas asaj nate dhe unë u dashurova me të. Kishim një marrëdhënie të mrekullueshme dhe kaloni kohë të bukur kur ishim bashkë.
Ne vazhdimisht shkruanim me njëri tjetrin dhe mendoja se gjërat mes nesh do të ishin serioze. Ajo është 34 vjeç dhe beqare dhe më tha se lidhja jonë ka marrë fund e do që të jemi vetëm miq.
Për mua është e vështirë që ta kem shoqe, kështu që i shkëputa kontaktet me të. Unë fillova ta harroja atë derisa ajo më kontaktoi mua natën e kaluar.
Ajo më dërgoi selfie me vajzën time që është 20 vjet, me të cilën ishte njohur në një ambient pune që kishim qenë bashkë dhe aty kishin krijuar miqësi e kishin dalë bashkë një natë.
Ajo i kishte thënë vajzës sime se dëshiron të më shohë përsëri, por unë kam qenë shumë i prerë në raporte me të. Ajo i kishte thënë vajzës sime se çfarë i kam thënë unë asaj për të. Vajza ime i ka treguar asaj se unë po provoja të ecja përpara në jetën time, por ky kontakt me të dhe ky mesazh nga ajo më ka bërë të më mungoj dhe të mendoj për të.
Kjo grua më ka bërë të ndihem aq mirë, saqë mendova se ajo mund të jetë e vetmja. Jam në një pozitë paksa të vështirë me këtë të fundit pasi e dua dhe kjo më bën të mendohem më thellë për gjërat në lidhje me të, por nuk mund të lejoj që të lidhemi kur do ajo e të ndahemi kur do prapë ajo. Ju si më këshilloni.
Përgjigja e psikologes:
Është e pamundur të biesh në dashuri për dikë që nuk do të jetë me ty, nuk ka në plan angazhime të tilla.
Duke qenë i braktisur nga nëna juaj në një moshë të hershme, ka bërë që të jeni emocional dhe të lëndoheni nga çdo grua që nuk ka dëshirë të angazhohet me ty.
Ti je shumë i tërhequr nga kjo grua, por dyshoj se ajo është dashuria e jetës suaj.
Më mirë shihe si një shenjë që të zgjidhësh lëndimet e vjetra nga e kaluara.
Ndërkohë, shikoje lidhjen me fëmijët. Ti ke qenë i braktisur kështu që duhet ta dish se sa e rëndësishme është që të mos i braktisësh ata.
Ata kanë nevojë për dashurinë dhe vëmendjen tuaj./The sune/Pershtatur nga opinion.al