Që nga viti i ardhshëm me leje drejtimi për motorë mund të pajisesh që pasi të kesh mbushur 16 vjeç, por vetëm për mjetet me cilindrat deri në 50 kubike.
Gjithashtu ata drejtues mjetesh që janë pajisur me leje të kategorisë B, mund të drejtojnë motorë deri në 125 kubikë, ndryshe nga sa ndodh aktualisht.
Këto janë vetëm dy nga 14 llojet e patentave që do të fillojnë të zbatohen me ndryshimet e Kodit Rrugor, i cili parashikon shtimin e shtate kategorive të reja.
Por hyrja në fuqi e patentave të reja nuk do të thotë rinovim automatik edhe i atyre ekzistuese. Ato janë te vlefshme deri në përfundim te afatit të parashikuar.
Për modelin e ri të lejeve të drejtimit nuk parashikohet pagesë shtesë. Ndërkohë që bashke me patentat pritet të ndryshojë edhe mënyra e testimit për marrjen e tyre./tvklan.al