Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia dosje me 10 mijë faqe për Kelment Balilin. Manjani: Prokuroria e policia duhet ta arrestojnë

2016/12/07 at 11:13 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Eskobari i Ballkanit ndodhet në Sarandë, por kërkon nga Greqia të marrë statusin e të penduarit”

Një dosje voluminoze me 10 mijë faqe për Kelment Balilin i është dorëzuar prokurorisë shqiptare ditën e djeshme. Dosja ka mbërritur nga drejtësia greke në mes të nëntorit, është përkthyer nga Ministria jonë e Drejtësisë dhe është vënë në dispozicion të organeve hetimore shqiptare.


U desh një lajm i Top-Channel, që i referohej burimeve diplomatike, që ministri Ylli Manjani të zbardhte të vertetën e kësaj dosje, e cila kishte mbërritur para 3 javësh në Shqipëri, por që nuk kishte asnjë publikim në media.

Paraditen e sotme, ministri Ylli Manjani deklaroi se ministria që ai drejton nuk ka vonuar asnjë ditë këtë dosje të ardhur nga pala greke. Madje tha ai kemi vënë 15 përkthyes për ta përkthyer sa më shpejt.

Në deklaratën e tij, Manjani do të evidentonte se ministria nuk është bërë pengese për hetimet ndaj tij. “Ministri i Drejtësisë nuk është as Prokuror, as Gjykatës e as Polic! Që do të thotë se kushdo që e ka në dorë për ta arrestuar e gjykuar ligjërisht Klement Balilin dhe këdo tjetër bën mirë ta bëjë!”.

Kelment Babili, është ai në median e huaj cilësohet si “Baroni i drogës”. Një ish-drejtues rrugësh në Sarandë dhe bashkëpronar i një hoteli luksoz në bregdet. Ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia greke prej disa muajsh por nuk arrestohet. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur disa herë akuza ndaj policisë shqiptare, duke deklaruar se “baroni i drogës” jeton në Shqipëri dhe lihet i lirë nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

Më poshtë do të gjeni lajmin e Top-channel që dha i pari informacionin mbi dosjen “Balili” dhe reagimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani

“Balili”, grekët dorëzojnë 10 mijë faqe

Pas çështjes çame, varrezave, Himarës, minoriteteve, ligjit të luftës, duket se përplasja mes Tiranës dhe Athinës po fiton edhe një element të ri, luftën kundër krimit.

Burime diplomatike greke pohuan për Top Channel se që prej datës 12 nëntor, në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë ka mbërritur një nga dosjet më voluminoze kundër një prej emrave më të përfolur të krimit në të dyja anët e kufirit.

Bëhet fjalë për Klement Balilin. I shpallur në kërkim nga autoritetet greke shumë muaj më parë, ai vazhdon të jetë në kërkim, edhe nga ato shqiptare, të cilat shpesh ishin ankuar se ndaj Balilit nuk kishin prova të mjaftueshme për t’i nisur një proces gjyqësor.

Por tashmë në duart e tyre gjenden 10 mijë faqe, që sipas burimeve të Top Channel, përmbajnë fakte dhe dëshmi për trafik droge, njerëzish, por edhe vrasje, të cilat i mvishen Klement Balilit dhe grupit të tij të strukturuar kriminal.

Dosja është sjellë prej gati tre javësh e përkthyer në shqip. Arsyeja, sipas burimit të Top Channel, është pikërisht heqja e çdolloj argumenti nga pala shqiptare, veçanërisht Ministria e Drejtësisë për vonesa në dërgimin e dosjes në Prokurorinë shqiptare.

Dërgimi i së njëjtës dosje në greqisht muaj më parë, sipas informacioneve që zotëron Top Channel, ende zvarritet në përkthim nga autoritetet shqiptare.

Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë të kontaktuara nga ne, i pohuan Top Channel se dosja “Balili”, e përkthyer kësaj radhe në shqip nga vetë grekët do t’i dorëzohet prokurorisë shqiptare paraditen e së mërkurës.

Nëse kjo ndodh, atëherë aventura gjyqësore e Klement Balilit, do të futet në një spirale të re, kësaj radhe me drejtësinë shqiptare.

Deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani

I surprizuar (jo për herë të parë) nga përhapja e një lajmi me burim Top Channel, mbi vonesat e dosjes se Klement Balilit, dua tu bëj me dije se:

1. Që prej ditës së djeshme, pra para se të bëhej lajmi Prokuroria Shqiptare ka në dispozicion dosjen e përkthyer zyrtarisht. Ministri i Drejtësisë është autoriteti ligjor që përkthen dhe çertifikon përkthimet ligjore.

2. Dokumentat origjinale në gjuhën Greke ne i kemi marrë zyrtarisht, më datë 14 Nëntor 2016. Kjo dosje ju përcoll ashtu siç ishte brenda ditës Prokurorisë. Kjo e fundit i regjistron këto dokumente në dosjen hetimore.

3. Më datë 16 Nëntor, është sjellë në Ministri, nga Prokuroria kopja e dosjes për tu përkthyer zyrtarisht. Procedurë e kërkuar nga ligji.

4. Menjëherë zyra e përkthimeve ligjore në Ministri, si për çdo rast tjetër ka filluar punën për përkthimin dokumentave. Fillimisht u angazhuan 10 përkthyes dhe në vijim u shtuan edhe 5 të tjerë.

Praktika ime e punës është veprim sa më i shpejtë, veçanërisht në çështjet ë marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Kjo zyrë administron të dhëna konfidenciale në shërbim të proceseve hetimore dhe jo vetëm.

5. Koha që u harxhua për përkthim ishte rekord! Përkthime të kësaj natyre janë të vështira sepse kërkojne nivel profesional. Kjo vështirësi shtohet kur volumi është i madh! Sidoqoftë tashmë dosja e përkthyer zyrtarisht është dërguar dje, datë 06.12.2016.

Kjo është kronologjia e kësaj dosje, për të gjithë ju që doni të dini të vërtetën.

Kjo është kronologjia zyrtare e faktuar për të gjithë ata që bëjnë lajme në emër të “burimeve” gjithfarësh! Me këtë rast le të njoftohen edhe “burimet”…

Kjo është e vërteta edhe për ata që zhvillojnë skenarë e teori konspiracioni me “mbrojtje” për të kërkuar apo të dyshuar!

Madje këtij grupi dua t’i sjell në vëmendje se Ministri i Drejtësisë nuk është as Prokuror, as Gjykatës e as Polic! Që do të thotë kushdo që e ka në dorë për ta arrestuar e gjykuar ligjërisht Klement Balilin dhe këdo tjetër bën mirë ta bëjë!

Këtë gjë e kam thënë që në muajin maj të këtij viti dhe nuk e ndryshoj aspak qëndrimin!

Punë të mbarë drejtësisë! Të tjerat s’kanë më asnjë rëndësi!

/Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Para
Foto-galeri/ Këto janë 20 makinat qeveritare më luksoze në botë

Foto-galeri/ Këto janë 20 makinat qeveritare më luksoze në botë

Ndahet nga jeta aktori i “Game of Thrones”

Ndahet nga jeta aktori i “Game of Thrones”

Video-galeri/ Performancat nga shfaqja e “Victoria’s Secret” që nuk duhet të humbisni

Video-galeri/ Performancat nga shfaqja e “Victoria’s Secret” që nuk duhet të humbisni
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com