Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që të pranojë reformën e propozuar në lidhje me shpërndarjen e numrit të deputetëve në Shqipëri.
Pas dy mbledhjesh të shtyra, paraditen e sotme KQZ-ja ka vendosur që të heqë 3 deputetë nga zonat periferike të vendit dhe ti shtojë në Tiranë e Durrës.
Kështu, Kukësit, Korçës dhe Beratit i hiqet nga 1 deputet dhe këto 3 mandate do të ndahen në kryeqytet dhe në Durrës.
Tiranës mësohet se i shtohen 2 mandate deputeti dhe Durrësit i shtohet 1. Këto ndryshime thuhet se janë bërë për shkak të lëvizjes demografike të qytetarëve.
Tirana tani do të bëhet me 34 mandate deputeti e Durrësi me 14 mandate.
Vendimi i sotëm i KQZ-së është miratuar me 7 vota pro.