Arrestohet shoferja që la të vdekur një këmbësor mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në Durrës, ku këmbësori u përplas në momentin që po tentonte të kalonte nga një kah i rrugës në tjetrin.
Pas përplasjes fillestare, kalimtari është gjymtuar pasi është shtypur dhe përplasur edhe nga mjete të tjera që kanë kaluar në autostradë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00, ku mjeti tip “Volsvagen”, me targa DR 5189 E, që drejtohej nga shtetësia Tesi Hysi, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës pasi është e tronditur nga ngjarja. Policia ka njoftuar edhe arrestimin e saj.
Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimës. Nga informacionet paraprake dyshohet se viktima është banorë i Fllakës, vendit ku ndodhi ngjarja dhe është i moshës rreth 40 vjeç.