Sot në ditën botërore të robërisë, psikologët në Shqipëri shpjegojnë disa nga llojet e varësisë së popullatës.
E para është robëria intelektuale, përpjekje të vazhdueshme për të punuar gjatë në punë, me qëllim ngritjen në karrierë, ose kushtëzimi nga faktorë ekonomikë sociale.
Pampuri: Harrojmë gjithkënd tjetër duke filluar që nga ana sociale që në një far mënyre na plotëson, ana familjare që është më e rëndësishmja që na formëson dhe mbetemi gjatë gjithë kohës të përkushtuar punës dhe impenjimeve, dhe nuk themi kurrë jo dhe duke mos thënë kurrë jo, atëherë biem pre e robërisë. Kjo është robëria intelektuale.
Robëria e dytë, sipas pedagoges së psikologjisë në UET Orjola Pampuri, është ajo shpirtërore.
Pampuri: Robëria shpirtërore është ajo robëri fal të cilës ne lidhemi me dikë, dhe harrojmë gjithçka tjetër.
Robëria fizike qëndron në dy drejtime.
Pampuri: Mund ta marrim në dy kahe. Është robëria fal së cilës duam të kemi një person prezentë dhe kërkojmë të shndërrohemi në posesiv dhe robëria tjetër është robëria e të gjithë atyre femrave që fizikisht bien pre e shfrytëzimit.
Psikologët sugjerojnë qytetarët që pavarësisht varësive, të mos neglizhojnë familjen dhe personat e dashur.
/Ora News/