Duke patur një anxhendë gjithmonë të zënë me koncerte të shumta jashtë Shqipërie, të bën të mendosh se reperi Noizy kishte vizituar pothuajse çdo shtet evropian.
E dinit që Noizy nuk kishte qenë më parë në “qytetin e dashurisë”, Paris? Kjo është hera e parë që reperi ndodhet “Midis Parisit” dhe sheh nga afër kullën e famshme Eiffel.
Përshtypja?
“Më në fund e pashë nga afër, goxha hekur”, shkruan ai . Nuk e dinim gjithashtu që Noizy nuk qenka fare romantik.