Kryeministri Edi Rama në replikë me ish-Kryeministrin Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Parlamentit se Shqipëri në mesin e dhjetorit do të marrë atë që meriton. Është e qartë, tha ai, s’ka surpriza për ne: “Nuk do të ketë datë për hapjen e negociatave”.
“Ajo që presim ne”, tha Rama, “është që Këshilli të mirëpresë rekomandimet. Pas miratimit të ligjit të vetingut, dhe nisjes së zbatimit të tij, do të marrim datën e hapjes së negociatave, vijoi Rama. Ai vendosi edhe një bast publik me Berishën duke i thënë se “nëse ju zbllokoni vetingun dhe nuk hapen negociatat përgjegjësinë e mbaj unë”.
Rama-Berishës: Hajde të zbatojmë vetingun, dhe Këshilli Europian do japë datën për hapjen e negociatave. Mos mbaj peng…
Berisha qesh…
Rama: Mos u ngazëlle se ke bllokuar Shqipërinë
Pas Ramës në emër të grupit të PD e merr fjalën Aldo Bumçi: Ky shoku i Elvis Roshit na përbetohet për vetingun. Elvisi tha dorëheqjen por ky (Rama) nuk e shkarkoi. Të besosh se Elvisi është i pafajshëm do të thotë të besosh se ky është Papa.