Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë i ftuari i mbrëmjes në “Opinion”. Përballë një paneli me gazetarë, Basha do ti përgjigjet një sërë pyetjesh që lidhen me qëndrimin e opozitës mbi Reformënë në Drejtësi dhe Vetingun; Qëndrimin e Gjermanisë për Integrimin e Shqipërisë si edhe hapjen e negociatave; sjelljen e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e ardhshme; Çfarë po ndodh vetë brenda Partisë Demokratike. Kush janë emrat e rinj që do afrohen dhe kush rikthehet në PD; Cilat do të jenë partitë që do ti bashkohen koalicionit me PD-në në zgjedhjet e ardhshme si edhe qëndrimi ndaj LSI, PDIU dhe PBDNJ. Po kështu cili është qëndrimi i Partisë Demokratike ndaj Greqisë,zgjedhjes së Trump si President i SHBA. Këto dhe të tjera pyetje që presin përgjigje Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sonte në orën 21.00 në Opinion përballë gazetarit Blendi Fveziu dhe një paneli gazetarësh të njohur.