Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji i Vetingut me gabime? Ja çfarë thotë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese

2016/12/01 at 12:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja i zhytur në borxhe?

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ka pranuar se varianti anglisht i ligjit të Vetting-ut, që i është dërguar Komisionit të Venecias për opinion, ka patur gabime.


Por pasaktësitë e konstatuara nga opozita, -thotë ai,- nuk e ndryshojnë thelbin e ligjit, ç’ka nënkupton se gabimet në përkthim nuk do të ndikojnë në opinionin e Komisionit të Venecias. Por a ka garanci për këtë? Dedja, në një intervistë për gazetën Mapo, nuk di ta thotë këtë. Për të shmangur çdo keqkuptim Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i dërgojë një variant tjetër Komisionit të Venecias, të përkthyer nga përkthyes të licensuar.

 

Intervista me kreun e Gjykatës Kushtetuese, marrë nga Mapo

PD pretendon se ligji që keni dërguar ju si Gjykatë Kushtetuese në Komisionin e Venecias nuk është i njëjtë me ligjin që u miratua në Kuvend, pasi përkthimi nga shqipja në anglisht nuk është i saktë?

Ligji është i njëjti, është ai që ka bërë Parlamenti dhe që është sot në fuqi. Ndërsa në anglisht është varianti që ka përkthyer vetëm EURALIUS dhe vetëm ai përkthim që ekziston edhe sot, është varianti në anglisht që ka punuar edhe komisioni i reformës dhe që më pas është miratuar edhe në parlament.

Mos ndoshta në Venecia keni dërguar variantin e pamiratuar nga Kuvendi apo problemi është te ndërkombëtarët, e kanë përkthyer ata gabim, apo nuk ka problem fare dhe përkthimi është i saktë?

Ai është varianti që e kanë përkthyer ata. U pretendua se ka disa pasaktësi në të dhe ne u detyruam të bëjmë verifikimin dhe kishte disa gjëra të cilat nuk ndryshojnë thelbin e ligjit dhe asnjë problem.

Ju çuat variant tjetër pas kësaj zoti Dedja?

Nuk kemi çuar variant tjetër, ai është. Verifikuam me përkthyes që ne i kemi marrë dhe është ai material, nuk është variant tjetër, ai është ligji. Përkthimi që ka bërë EURALIUS ka qenë dhe përkthimi i materialit të punës që është miratuar në parlament, por ka qenë varianti në anglisht i tyre dhe që kanë pranuar edhe të gjitha palët. Më vonë është konstatuar prej tyre, se ka një pasaktësi nga varianti në shqip nga varianti me të cilin është punuar në të gjitha fazat qoftë nga komisioni ashtu edhe nga parlamenti, por varianti në anglisht, jo varianti në shqip.

Çfarë janë këto pasaktësi, a janë të rëndësishme?

Ato janë verifikuar dhe ato pasaktësi që janë bërë janë korrigjuar dhe tani i ka shkuar Komisionit të Venecias dhe ata do t’i kenë të dyja përpara dhe natyrisht që do marrin në konsideratë atë që është zyrtari. Por edhe ligji i pronave i tillë ka qenë, i përkthyer nga të huaj, të cilin e ka bërë pjesë Ministria e Drejtësisë dhe që është edhe sot e kësaj dite. Dhe në atë rast nuk është patur një pretendim i tillë.

Gjykatën e vuri në lëvizje Partia Demokratike për këto pasaktësi?

Po, kërkesa ishte e atyre që kishin vënë në lëvizje Gjykatën dhe thanë që kemi verifikuar që ka një pasaktësi në terma duke patur parasysh ligjin që është në faqe të Venecias dhe ligjin që është në faqe të EURALIUS.

Ka ardhur përgjigja për “Vettingun” nga Komisioni i Venecias?

Komisioni i Venecias akoma nuk është mbledhur. S’ka si do ketë një vendim në këtë fazë. E ka përcaktuar që do mblidhet në datat 9 -10 dhjetor.

A keni ju mundësi ta shqyrtoni dhe të merrni vendim për Vettingun para datës 15 dhjetor kur është edhe mbledhja e Këshillit Europian?

S’ka mundësi. Do pritet opinioni, do përkthehet dhe pastaj do veprohet.

Do të marrë një farë kohë d.m.th. Sa mund të jetë ajo?

Patjetër. Por nuk mund të them asnjë datë. Ajo do varet nga përkthimi i përgjigjes.



Ju sugjerojmë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Para
JA FOTOT/ Çfarë po ndodh? Noizy dhe Agon Amiga në të njëjtin vend

JA FOTOT/ Çfarë po ndodh? Noizy dhe Agon Amiga në të njëjtin vend

Kapen 800 kg hashash në Leçe, në pranga 4 shqiptarë

Kapen 800 kg hashash në Leçe, në pranga 4 shqiptarë

Sonte në “Opinion”, Lulzim Basha përballë gazetarëve: Ç’po ndodh brenda PD, Vetingu, koalicionet parazgjedhore …..

Sonte në "Opinion", Lulzim Basha përballë gazetarëve: Ç'po ndodh brenda PD, Vetingu, koalicionet parazgjedhore .....
















TE FUNDIT

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com