Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Policja ngriti dy gishtat lart në spotin e festave, ministri Tahiri e telefonon: Pse e bëre?

2016/11/29 at 10:40 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista/ Policja ngriti dy gishtat lart në spotin e festave, ministri Tahiri e telefonon: Pse e bëre?

Kristina Çakeri, oficerja simpatike që ngre dy gishtat lart në videon e përgatitur nga Policia e Tiranës me rastin e festave të 28­-29 Nëntorit ka ngjallur një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Shumë e kanë interpretuar atë si një simbol të Partisë Demokratike dhe e kanë lidhur Kristinën automatikisht me politikën por oficerja e rendit i jep fund të gjitha hamendësimeve duke treguar për newsbomb.al se gjesti i saj s’ka kurrfarë lidhje me asnjë parti por simbolizon paqen.

Kristina, ju jeni vajza e cila shfaqet në videon e policisë me dy gishtat lart. Çfarë keni dashur të thoni dhe pse zgjodhët pikërisht dy gishtat?

Dy gishtat më kanë dalë thjesht në mënyrë instiktive duke ditur që është simbol i paqes. Ka patur reagime të ndryshme lidhur me këtë, një pjesë e kanë interpretuar sikur jam me Partinë Demokratike por siç e thashë, ishte e gjitha instiktive dhe simbolizon paqen.

Reagimi që ju ka bërë më shumë përshtypje në gjithë valën e reagimeve?

Më bëri përshtypje fakti që ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri më mori në telefon dhe më pyeti: Pse e bëre?

Dhe ju ç’i thatë?

Të njëjtën gjë që ju thashë edhe juve, që është simbol i paqes dhe më doli instiktivisht…

Po ministri, si reagoi pas kësaj?

Pasi ia shpjegova më tha që ishte thjesht një shaka, më tha që kisha dalë shumë bukur dhe më uroi suksese.

Prej sa vitesh punoni si oficere rendi dhe si iu futët Policisë?

Jam pjesë e komisariatit numër 2 të Tiranës dhe punoj si oficere rendi prej tre vitesh. Fitova me konkurrim dhe këtë profesion e kam patur ëndërr qysh në fëmijëri.

A jeni ndjerë ndonjëherë e paragjykuar për faktin që jeni femër dhe përballeni çdo ditë me situata të ndryshme?

Thjesht kam mësuar se policia është pak e vështirë për vajzat por kam kuptuar se sa më shumë përballem me ngjarjet aq më tepër e dua këtë që bëj dhe dua të përfshihem gjithnjë e më shumë. Dua të përballem me ngjarjet kriminale, të jem aty ku ngjarja ndodh, të di objektivat pse jo të kem mundësi të shpreh mendimin tim e të marr vendime.

Të kthehemi pak te dy gishtat se i kemi me merak ne këto gjëra… Ju me kë parti jeni?

Unë jam asnjanëse, absolutisht me asnjë parti sepse Policia e Shtetit është institucion i depolitizuar. Jam me qytetarët.

Një mesazh për vajzat e reja që duan t’i futen Policisë së Shtetit?

Doja t’u thoja të të gjitha atyre që kanë këtë ëndërr apo ambicie t’i shkojnë deri në fund. /Newsbomb/

Ju sugjerojmë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit

22 Qershor, 2025 5:23 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin

22 Qershor, 2025 5:21 pm
Paralajmëroi hakmarrje, SHBA-Iranit: Do ishte gabim i rëndë
Bota

Paralajmëroi hakmarrje, SHBA-Iranit: Do ishte gabim i rëndë

22 Qershor, 2025 5:05 pm
Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn
Bota

SHBA sqaron qëndrimin e saj pas sulmeve: Nuk jemi në luftë me Iranin

22 Qershor, 2025 5:00 pm
3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj
Aktualitet

3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj

22 Qershor, 2025 4:56 pm
Para
Video/ Avioni i rrëzuar në Kolumbi, momentet para aksidentit fatal, ja futbollistët që mbijetuan

Video/ Avioni i rrëzuar në Kolumbi, momentet para aksidentit fatal, ja futbollistët që mbijetuan

Video/ Qëllon me shpullë policin, ai e shemb në grushte

Video/ Qëllon me shpullë policin, ai e shemb në grushte

Gjosha flet për takimin në Berlin: Çfarë na tha Merkel për vetingun dhe zgjedhjet

Gjosha flet për takimin në Berlin: Çfarë na tha Merkel për vetingun dhe zgjedhjet

TE FUNDIT

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
22 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
22 Qershor, 2025

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane, duke thënë se tregojnë se...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
22 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Librazhd-Qukës. Tre automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë janë...

Lexo më shumë

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan impiantet bërthamore iraniane, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com