Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani është pritur në një ceremoni shtetërore në aeroportin Tegel të Berlinit. Sot në orën 14:00 Rama do të takojë kancelaren Angela Merkel. Në një konferencë të përbashkët, Merkel dhe Rama në fokus do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe statusin e afrimit të Shqipërisë në BE”, bën të ditur zyra e Kancelares.
Rama shoqërohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si dhe kryetari i grupit te Miqesise, Shqiperi-Gjermani, Taulant Balla.