Një tjetër karburant u grabit në vend një ditë pas ngjarjes në rrugën Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë roja i karburantit. Në orët e para të ditës së sotme pre e grabitësve ka rënë një karburant në Durrës tek ura e Dajlanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit. Autorët kanë hyrë nga ana e pasme e godinës dhe kanë thyer xhamat. Më pas ata kanë arritur të hapin kasafortën e karburantit dhe të marrin aty një shumë parash.
Dyshohet se autorët kanë qenë të mirëinformuar se ku ndodheshin paratë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha procedurat hetimore, ndërsa ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e grabitjes. grabitja në Lezhe, pamje te renda te rojes me plage ne koke