Federico Marchetti, portieri i parë i Lazios, do të mungoj edhe disa ndeshje për shkak të lëndimit. Kjo do t’i jep mundësi Thomas Strakosha që të jetë titullar në ndeshjet e radhës
Thomas Strakosha, portieri shqiptar, do të jetë titullar për Lazion të paktën edhe për disa ndeshje, pasi Federico Marchetti është konfirmuar se do të mungojë për një kohë më të gjatë për shkak të lëndimit.
Ai ende nuk e ka mësuar shkallën e dëmtimit të pësuar në stërvitje, por mjekët e skuadrës kanë paralajmëruar për një dëmtim jo të lehtë.
Strakosha, i cili ishte titullar në fitoren e Lazios ndaj Genoas, tashmë do të jetë startues në sfidat e radhës dhe do të ketë mundësinë për të treguar vlerat.