Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet vajza e Sabri Godos, rrëfen gabimet e të atit në 20 vitet e fundit

2016/11/26 at 11:40 PM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet vajza e Sabri Godos, rrëfen gabimet e të atit në 20 vitet e fundit

Vajza e politikanit dhe shkrimtarit të ndjerë Sabri Godo, Ermira Godo Jorgo rrëfen marrëdhënien e saj me babanë; shkrimtarin, publicistin dhe politikanin. Teksa rikthehet te lexuesi me vëllimin me tregime “Koha e gështenjave”, shkrimtarja Ermira Godo Jorgo, gjatë një interviste për gazetën “Shekulli” tregon raporton me të atin dhe zbulon gabimet e tij në 20 vitet e fundit.


“Tek na rrëfen marrëdhënien e saj me prindërit, gjithçka e nis nga martesa e të atit me mamanë e saj, pas së cilës Sabri Godon e përjashtuan nga partia për t’i lënë një njollë, që do ta ndiqte tërë jetën nga mbrapa. E megjithatë, shkrimtarja shton se, babai i saj këtë gjë nuk e përmendi asnjëherë. Si pakkush, prindërit e saj zgjodhën që të vuanin në heshtje, pa u ankuar për punët e rënda, që do të bënin gjatë viteve, që do të pasonin”­ shkruan Shekulli.

Pjesë nga intervista

Si ka qenë marrëdhënia juaj me prindërit?

Siç ju thashë, nëna ime vjen nga kjo familje e madhe “e deklasuar”. Në moshën trembëdhjetë vjeçe ajo humbi gjithçka brenda një dite, familjen dhe pasurinë. Megjithatë, ajo është një grua me një kulturë të gjerë, po sidomos me një shpirt të pathyeshëm, edhe pse delikate në sjellje, dhe përballoi çdo gjë me buzë në gaz e me hir. U martua me babanë tim në moshën 18 vjeçe, ndërsa ai ishte 20 vjeç. Për shkak të martesës babanë e përjashtuan nga partia, dhe kjo ishte një njollë që të ndiqte pas tërë jetën e nuk kish të larë. Filloi një kalvar i gjatë që zgjati një jetë. Por, ai nuk e zuri kurrë në gojë këtë. Ndërsa, ime më nuk u ankua kurrë për punët e rënda, që është detyruar të bëjë gjatë gjithë jetës, përkundrazi është përpjekur të shohë te njerëzit e thjeshtë më të mirën, që mund të nxirrte prej tyre. Ata e mbështetën fort njëri­tjetrin në këtë rrugëtim të vështirë, duke na e bërë jetën të denjë, mua, sime motre dhe gjithë njerëzve, që kishin nën kujdes.

Çfarë ndryshoi në jetën e babait në vitet e demokracisë?

Ai filloi ta ndjente ndryshimin në trup që në muajt e verës të atij vitit. E kujtoj tek ecte nëpër shtëpi dhe thoshte si me vete: “Kur të vijnë studentët!”. Ai kishte besim të patundur se rinia do të shpërthente dyert. Dhe ashtu ndodhi. Por, gjërat nuk shkuan aq lehtë sa u pandeh në fillim. Ai kishte durim prej stoiku dhe i priste gjërat në kohën e vet. Thoshte gjithnjë atë që duhej, edhe pse shpesh rrezikonte, të keqkuptohej nga njerëzit, që nuk kishin durimin t’i shihnin gjërat në kohë dhe e donin ndryshimin në vrap e sipër. Ai kishte nuhatjen e forte të politikanit, dhe kishte lexuar mjaft. T’u thoshe njerëzve në ato ditë euforie, që do të hyjmë në Evropë pas tridhjetëvjetëve, ishte diçka e rëndë. Po ai nuk gënjente kurrë. Dhe kjo u kuptua më pas.

Vendimi i tij, për t’u përfshirë në politikë, si erdhi?

Ai hyri në politikë me një mendim shumë të qartë: duhej të bënte diçka për këtë vend, bashkë me të tjerët. Pastaj të merreshe me politikë, ishte një traditë e familjes. Të kalosh nga një diktaturë 50­ vjeçare, në një demokraci pa kufij, në një lloj shthurje lirie, mbartte rreziqet e veta. Ai krijoi Partinë Republikane me një program të qartë e të drejtë të mbështetur mbi disa piketa themeli mbi të cilat mund të zgjidheshin shumë probleme, siç ishte veçanërisht e drejta e pronës, që edhe sot ka mbetur ende pezull. Aq fort punoi gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit të jetës, duke vënë çdo ditë diçka nga vetja me një energji të habitshme, sa letërsia mbeti mënjanë.

Gabimi i tij ishte se nuk mbajti shënime për gjithçka bëri ato vite. Dhe gabimi ynë, sidomos imi ishte se nuk arkivova asgjë nga shkrimet e tij, si publicist e gazetar, gjatë njëzet vjetëve, sepse nuk e mendoja largimin e tij nga jeta. Tani më duhet një punë kolosale të mbledh qindra për të mos thënë mijëra artikuj, që kanë në thelb tërë përpjekjet e tij në vitet e nxehta të demokracisë. Po me siguri do ta nxjerr në krye. /Marrë me shkurtime nga Shekulli

Etiketa: gabimetrrefimiSabri Godo


Ju sugjerojmë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
Kronikë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

28 Tetor, 2025 9:47 am
Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

28 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Tetor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Para
Video/ Si nis dhe si përfundon dita e Blendi Fevziut, në orët e vona të mbrëmjes

Video/ Si nis dhe si përfundon dita e Blendi Fevziut, në orët e vona të mbrëmjes

Katër ditë që tronditën Shqipërinë!

Vdekja e harruar e Fidel Kastros...

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, 27 Nentor
















TE FUNDIT

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë

I dehuri me “Porsche” i merr jetën 17 vjeçarit në Vlorë
28 Tetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan një marrëveshje kornizë mbi...

Lexo më shumë

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
28 Tetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës....

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
28 Tetor, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com