Ka njerëz të cilet janë të lumtur me punën që bëjnë,ka edhe nga ata që nuk janë të lumtur dhe të plotësuar. Nga ana tjetër te gjithe lodhen një dite nga puna që kanë bërë gjithë jetën. Por një rast i rralle është ai i një gruaje në SHBA.
Elisabeth Davis ka festuar përpara pak kohësh 80-vjetorin e saj në të njëjtën punë dhe pavarësisht se ka dalë në pension, vazhdon që ta dashurojë profesionin e saj.
Elisabeth Davis është 99 vjeçe, por shkon çdo ditë në zyrën “Culver Academies”. Në rolin e saj të sekretares, që përfshin edhe mbajtjen e të dhënave të fakultetit, e moshuara thotë se është gjithmonë e lumtur në punë dhe nuk mund ti jepte kuptim jetës pa punën e saj.
“Më pëlqen ajo që bëj dhe njerëzit me të cilët kam punuar. Këtu nuk ka ndonjë gjë të çuditshme”, tha gruaja. Pas përfundoi universitetin në vitin 1935, Elisabeth u bë asistentja e dekanit në “Culver Academies “.
99-vjeçarja ende përdor një makinë shkrimi për të kryer detyrat që i jepen. “Unë nuk kam pasur kurrë një kompjuter. Jam në gjendje që të shkruaj dhe nuk e quaj të nevojshme që të mësoj teknologjinë e re për aq kohë sa jam këtu”, tha ajo.