Justin Bieber nuk do të shpëtoj lehtë nga sulmi që i bëri fansit të tij.
Kjo se, Kevin Ramirez që mbeti i lënduar ka thënë se pas gjestit të yllit të popit, ai ka mbetur i dëshpëruar pasi nuk priste një sjellje të tillë nga Bieber.
Prandaj, ai ka vendosur që ta denoncojë këngëtarin.
“Kjo çështje tani është në duart e avokatëve. Ata do të ballafaqohen me këtë. Nuk mund të jap më shumë informacione”, ka thënë Ramirez në një intervistë për një radio.