Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës në Berlin është pritur nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert, njofton zyra për mediat e LSI-së.
Z. Meta informoi Presidentin Lammert mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai u shpreh se jemi të vendosur të avancojmë me zbatimin e reformës në drejtësi dhe me përmbushjen e të gjithë rekomandimeve të KE.
Nga ana i e tij, Lammert mësohet se ka kërkuar që Shqipëria të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane.
Presidenti i Bundestagut tha se “Përkrahja e Gjermanisë ndaj Shqipërisë do të vazhdojë”. Ndërsa lidhur me zhvillimet në rajon, Meta dhe Lammert ndanë mendimin se procesi i Berlinit është kycc për të ruajtur perspektivën integruese të Ballkanit në BE.