Një tjetër mbledhje ka dështuar sot në kryesinë e Kuvendit. Pas ‘ofensivës’ së djeshme të Flamur Nokës ndaj Saimir Tahirit, sot ka qenë Kastriot Islami ai që ka sharë dhe ofenduar ministrin Ditmir Bushati, i cili po raportonte në Komisionin e Jashtëm për buxhetin e vitit 2017.
Gjatë mbledhjes deputeti demokrat Kastriot Islami i është drejtuar me fyerje Bushatit, duke e cilësuar atë një rrugaç që nuk duhet të jetë më ministër.
Pjesë nga debati
Islami: Ti je një rrugaç, je rrugaç, injorant, nuk duhet të jesh më ministër
Bushati: Unë them 25, pse 25, pse 20, unë them kaq, ti thua…Loja e kungulleshkave..
Dade: Ruani qetësinë, ruani etikën
Islami: Ai po flet me gjuhë rrugacësh, ne po themi mendimin tonë
Dade: Ju lutem shumë keni durim, ne kemi shumë durim, ju dëgjojmë, le të japë ministri qëndrim
Bushati: Ju lutem duhet të mbani qëndrim për gjuhën e përdorur
Dade: Po patjetër do mbahet qëndrim