FBI ka mbyllur hetimet për aktorin Brad Pitt, i cili u akuzua disa javë më parë nga ish bashkëshortja Anelina Jolie, për abuzim ndaj fëmijëve.
Jolie akuzonte Brad pak ditë pasi ajo paraqiti kërkesën e saj për divorc, se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tyre Max gjatë një fluturimi me avionin e tyre privat.
“FBI ka shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe nuk do të ndjekë më hetime të mëtejshme. Asnjë nga akuzat e paraqitura në lidhje me këtë çështje nuk janë vërtetuar” ,thuhet në deklaratë.
Tashmë që aktori 52 vjeçar u pastrua nga akuzat e ish bashkëshortes, ai është i vendosur për ti shkuar deri në fund çështjes së kujdestarisë së fëmijëve.