Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shumica dërrmuese

2016/11/21 at 11:10 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrapi rënkon

Nga Edison YPI
–

Të gjitha shumicat janë dërrmuese. Të gjitha shumicat dërrmojnë. Shumicë dërrmuese ka kudo. Në një vend me Shtet që funksionon shumica dërrmuese kontrollohet, bëhet zap. Në Shqipëri ka pasur individë, por nuk ka pasur një pakicë kompakte, të aftë, të urtë, tolerante, diplomatike, negociuese, që ta bëjë zap shpërthimin e papërmbajtur të shumicës dërrmuese.

Pavarësisht se me dorën e cilit kriminel, ishte shumica dërrmuese që vrau ata 67 në Matjan të Lushnjës dhe qindra të tjerë anembanë Shqipërisë që nuk i përkisnin shumicës dërrmuese por pakicave paqësore. Për ironi të shkak-pasojës dhe fatkeqësi të pakicave të urta përballë shumicës dërrmuese, nëse shumica dërrmuese ata të 67 dhe shumë të tjerë nuk do t’i kishte pushkatuar, më vonë do t’i burgoste, internonte, ose do t’i bënte të hiqnin picirin deri në fund të jetës. Më mirë pra që i vrau se sa t’i linte të vuanin me dhjetra vite. Për këtë nder që u bëri, në një vend ku ligjin e bën shumica dërrmuese s’ka pse të duket çudi që viktimat t’i heshtin rënkimet e varreve dhe t’a falenderojnë shumicën dërrmuese që i vrau.

Shumica dërrmuese vrau shoku-shokun pas shpine gjatë asaj gjoja luftës brenda çetave të kurvllikut partizan. Edhe kjo është më se e kuptueshme dhe e paevitueshme kur e bën shumica dërrmuese ndaj pakicës ngatrrestare të kopilave sifilitikë të çetave partizane të cilët falenderimin përkatës për ardhjen e tyre në jetë e bënë më vonë me kalimin e viteve kur u rritën dhe morën në dorë frenat e shtetit kurvist të cilin e drejtuan në mënyrën më bastarde kriminale duke shfrytëzuar në maksimum avantazhet që të jep anonimati i kopilllëkut sifilitik.

Shumica dërrmuese me uri të pafundme i kullufiti pronat dhe bizneset e pasunarëve atëhere dhe nuk po i kthen as tani. Pakica e pronarëve duhet të pendohen për andrrallat që i kanë nxjerrë shumicës dërrmuese në tërë këto vite. Ata duhet të bëjnë urgjent autokritikë të thellë për gabimin e rëndë që ato prona i pretenduan, si dhe të falenderojnë që mbetën gjallë para hovit vrastar të shumicës dërrmuese.
Shkatërrimi i kishave dhe xhamiave, vrasja e priftërinjve dhe hoxhallarëve, ishte një kryevepër e shumicës dërrmuese ndaj pakicës besimtare e cila duhet të gjejë një mënyrë për ta falenderuar shumicën dërrmuese që nuk i vrau të gjithë besimtarët por vetëm priftërinjtë dhe hoxhallarët

Një pakicë “budallaqe” dëgjoi me dhjetra vite Zërin e Amerikës nën batanije. Spikerat e Zërit të Amerikës flisnin si të mbuluar me jorgan, zëri u vinte si i mizës në qyp, sikur kishin frikë nga Sigurimi. Pakica “budallaqe” mbuluar me batanije duhet t’i kërkojë falje shumicës dërrmuese mbuluar me jorgan që nuk e kuptoi kush po i fliste dhe Zërin e Amerikës vazhdoi ta dëgjonte.

Pakicat e uritura dhe të rreckosura vazhdimisht pëshpërisnin kundra kurvit. Shumica dërrmuese rregullisht i spiunonte dhe i rraste nëpër burgje. Të uriturit dhe të rreckosurit e asaj kohe duhet t’i jenë falenderues shumicës dërrmuese që vetëm i burgoste dhe nuk i pushkatonte e nuk i varte.

Para ca vitesh, një pakicë ish të përndjekurish mjeranë të mbetur në mes të katër rrugëve protestuan si ua mori mendja për të drejtat e tyre. Shumica dërrmuese, ajo që pas pak erdhi në pushtet, nuk mund të mos e shfrytëzonte këtë rast, nuk mund ta shpërdoronte këtë fat, nuk mund t’i linte të vuanin pafund. U erdhi në ndihmë duke i djegur me benzinë. Rroftë shumica jonë dërrmuese heroike popullore kurviste bolshevike staliniste për këtë akt të pashembëllt heroik shpëtimtar eutanazik.

Pas 90-ës, pakica e torturuar dhe e xhvatur me dhjetra vite, kujtoi se terrorizmi i përkiste asaj si një mënyrë për tu hakmarrë, por ngaqë terrorizmin nuk e kishte për fis, nuk e zbatoi. Shumica dërrmuese ua xhvati edhe terrorizmin. Në fillim me salcë të kuqe mbi kokë. Pastaj me plumba ballit. Më vonë me kooperativa. Mjerë pakica e shumvuajtur që duke mos qënë në gjendje ta parashikojë dhe ta ndalojë, muzikën funebre të kësaj violine do ta dëgjojë më vonë.

Po të mos kishte vuajtur nëpër burgje një pakicë zevzeke, Malta, Regani, Gorbaçovi, demokracia, pluralizmi, bashkë me ta edhe pasuritë, bizneset, pushteti i përfaqsuesve të shumicës dërrmuese, nuk do ekzistonin. Mirpo ata jo vetëm ekzistojnë por edhe zmadhohen e shtohen e pasurohen ditaditës. Sepse nuk kemi pakicë konstruktive. Kemi vetëm shumicë dërrmuese që duke u rritur pafund po përvetson gjithçka. Deri edhe muzeumet e tmerreve të pakicave të urta të shumvuajtura. Le t’i xhvasin të gjitha; prangat, zinxhirat, barrakat, telat me gjëmba, muzeumet. Veç një gjë ta dinë mirë; Mund ta vrasësh mishin por jo shpirtin. Mund ta përvetësosh kohën, por kurrë kujtesën.
/Gazeta Standard

Etiketa: Edison Ypishumica dermuese

Ju sugjerojmë

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
Kryesore

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

15 Shtator, 2025 2:49 pm
11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD
Politikë

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD

15 Shtator, 2025 2:46 pm
Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
Politikë

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca

15 Shtator, 2025 2:45 pm
Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
Sport

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

15 Shtator, 2025 2:37 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Kryesore

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…

15 Shtator, 2025 1:49 pm
Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet
Kryesore

Berisha: “Diella Rama” do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet

15 Shtator, 2025 1:19 pm
Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi
Kronikë

Sekuestrohen 33 apartamente e 15 makina, të dyshuara si të përfituara nga krimi

15 Shtator, 2025 12:50 pm
Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar
Kronikë

Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

15 Shtator, 2025 11:52 am
Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet
Kryesore

Mbledhja e grupit të PS, kush janë deputetët që do të drejtojnë komisionet

15 Shtator, 2025 11:22 am
Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet
Kronikë

Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

15 Shtator, 2025 11:02 am
Para
Video/Banorët e përmbytur i mbulon lluca. Basha: Vota e lirë do ndryshojë gjendjen

Video/Banorët e përmbytur i mbulon lluca. Basha: Vota e lirë do ndryshojë gjendjen

Foto/ A është Elvana Gjata armiku në shtëpinë e Flori Mumajesit?

Foto/ A është Elvana Gjata armiku në shtëpinë e Flori Mumajesit?

Ndahet nga jeta ish-Presidenti grek, Stefanopulos

Ndahet nga jeta ish-Presidenti grek, Stefanopulos

TE FUNDIT

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë

Rama denoncon gjyqtarin Boshku: Urdhëroi rikthimin në detyrë të kreut të AMP Vlorë
15 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar publikisht një tjetër gjyqtar, Marko Boshkun, në lidhje me një vendim për rikthimin në detyrë të kreut...

Lexo më shumë

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD

11 komisioneve parlamentare, Bardhi: E papranueshme për PD
15 Shtator, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas mbledhjes që zhvilloi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me krerët...

Lexo më shumë

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca

Balla: Në fazën ku ndodhemi, Komisioni i Integrimit duhet drejtuar nga mazhoranca
15 Shtator, 2025

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas mbledhjes që zhvilloi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, me krerët...

Lexo më shumë

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
15 Shtator, 2025

Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin tonë, mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com