Kancelarja gjermane Angela Merkel, citohet të ketë thëne se do të garojë për një mandat të katërt, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga anëtarë të partisë se saj. Merkel, 62 vjeçe, pritet të bëjë dalje publike për qëndrimin e saj më vonë gjatë ditës, në selinë e partisë Unioni Demokristian.
Gjatë vizitës në Berlin të mërkurën dhe të enjten presidenti amerikan në largim Barack Obama hapur tha se, po të jetonte në Gjermani, do të votonte për Angela Merkelin, të cilën e quajti partneren më të ngushtë gjatë presidencës së tij. Pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, gazeta amerikane «Neë York Times» e shpalli Merkelin si mbrojtësen e fundit të vlerave liberale perëndimore.
Timothy Garton Ash, publicist i njohur britanik, shkroi së fundit në «Guardian» se pas fitores së Trumpit Merkel tani është «lidere e botës së lirë».
Në mesin e përkrahësve të CDU-së përkrahja për Merkelin është e jashtëzakonshme: 92 për qind e tyre duan të ajo të vazhdojë të qeverisë Gjermaninë. Madje edhe 54 për qind e zgjedhësve të Partisë Socialdemokrate (SPD) favorizojnë Merkelin si kancelare. Merkel ka paralajmëruar një prononcim për media të dielën në orën 19:00, por nuk ka treguar për çfarë teme do të flasë. Për mediat gjermane është e qartë se ajo do të shpallë kandidaturën e saj për zgjedhjet e vitit 2017.
Nën udhëheqjen e Merkel Gjermania është bërë një shtyllë stabiliteti në Europë. Si pasojë e krizës financiare, valës së refugjatëve, problemeve me Greqinë e fundosur në kaos ¾nanciar dhe ekonomik, agresionit rus ndaj Ukrainës, Brexitit, Bashkimi Europian gjithnjë e më shumë po dobësohet. Në këtë situatë Merkel me stilin e saj të qetë dhe të vendosur të qeverisjes ka ndikuar shumë që Bashkimi
Zgjedhjet e përgjithshme priten të zhvillohen dimrin e ardhshëm në Gjermani.
Sondazhet sugjerojnë deri tani se Merkel e ka humbur kulmin e popullaritetit te saj, por gjithsesi ajo ruan mbështetjen e elektoratit.
Ajo pësoi një humbje të fortë në zgjedhjet rajonale në fillim të këtij viti, ndërsa po sfidohet nga Partia Populiste e krahut të djathte AFD, për qëndrimet e saj të hapura ndaj refugjateve.