Ndeshja që na solli ” the battle of the buffet”, fitorja 8-2 e Manchester United, qëndron si “shpata e Demokleut” mbi kokat e “topçinjve të Londrës”. Arsène Wenger udhëton drejt “Old Trafford” për t’u përballur me një nga armitë e tij më të mëdhenj, Jose Mourinho, me të cilin kanë shkuar deri në kacafytje. Të dy trajnerët janë dëshpërimisht në kërkim të fitores. “Djajtë e Kuq” edhe më shumë, sepse luajnë në shtëpi dhe synojnë të reduktojnë deficitin në pikë, që kanë ndaj Arsenalit.
Supersfida e kësaj jave në Premier League luhet në orën 12:30, në “Teatrin e Ëndrrave”. Sezonin e kaluar, ndeshja Manchester UTD-Arsenal përfundoi me rezultatin 3-2. I pezulluar për duelin e shumëpritur është Zllatan Ibrahimovic (një ndeshje). Ai është edhe golashënuesi kryesor për të tijtë, me 6 gola, deri më tani. Tek Arsenali, në dyshim është aktivizimi i Sánchez, që ka një shqetësim në kofshë. Wenger ka mungesa për shkak lëndimesh, por asnjë të pezulluar. Golashënuesi më i mirë për londinezët është Sánchez, me 6 gola.