Babai i studentes Mirela Ruko, që hodhi salcë mbi kokën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, pasditen e së enjtes, ndodhet aktualisht në burg i dënuar për “ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit”.
Besjan Ruko, i cili e ka ndërruar emrin nga Arben, është arrestuar më 4 qershor të vitit të kaluar në aksin rrugor Bajzë-Hot, në afërsi të vendit të quajtur Mbikalimi i Trenit, pasi në furgonin që ai drejtonte ndodheshin të fshehur 22 shtetas iranianë.
NewsBomb.al, bën me dije, se Ruko u kishte marrë 1100 euro për person klandestinëve që kishin hyrë nga Greqia, me qëllim kalimin e kufirit për në Mal të Zi.
Besjan (Arben) Ruko u arrestua në flagrancë dhe më pas gjykata e ka dënuar me tre vite e katër muaj heqje lirie. Pavarësisht kërkesës së bërë nga avokatët në muajn shkurt të 2016-ës, Gjykata e Apelit në Shkodër nuk ka pranuar të ulë dënimin për Rukon.
Por edhe vajza e tij, Mirela Ruko do të procedohet në gjendje të lirë nga policia për dy akuza “goditje për shkak të detyrës” dhe “prishje të rendit publik”, që nëse provohen në gjykatë atëherë vështirësitë për këtë familje shtohen edhe më shumë.
Burimi: NewsBomb.al