Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave është mbajtur çelja e Samitit të Diasporës. Në këtë Samit moren pjesë personalitete, intelektualë, biznesmenë dhe politikanë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në të gjithë botën.
Për herë të parë kryeministri Rama rrëfeu edhe se e kujt ishte ideja për çeljen e Samitit. Në fjalën e tij ai tregoi se kjo ide kishte ardhur kur ishte në New York në një asamble të OKBsë ku u pa se sa e fuqishme ishte diaspora italiane atje.
Por ideja për zhvillimin e një samiti të ngjashëm në Shqipëri nuk ishte e Edi Rames, por e bashkëshortes së tij, Linda Rama e cila ja sygjeroj atë Kryeministrit.
“Më lejoni që si burrë atipik shqiptar ta falënderojë gruan që dha idenë e këtij samiti. Ajo nuk mundi dot të vinte këtu, pasi duhet të kujdeset në shtëpi për gjeneratën tjetër”, tha Rama.