Në rastin e rregullave që po ju propozojmë, ka një problem; duhet të njihen së pari nga kamerierët e restoranteve e më pas nga klientët por, nëse ju vendosni mbi pjatë thikën dhe pirunin, duke i shoqëruar me një fjali shpjeguese, rregullat mund të fillojnë të funksionojnë.
Për shembull, kamerieri nuk ka arsye të ndërpresë bisedën tuaj për t’iu pyetur a jeni gati për pjatën tjetër, vendosja e pirunit dhe thikës e jep mesazhin vetë.
Mesazhi më i rëndësishëm për t’u lexuar është ai që tregon se ushqimi nuk na ka pëlqyer! Sigurisht që e keni në dorë vetë për mos t’u kthyer më në të njëjtin restorant por mund të ndihmoni në përmirësimin e cilësisë së tij.
Në fund, të gjitha këto rregulla ju duhen sidomos nëse ju ndodh të drekoni apo darkoni jashtë shtetit! Vetëm se, duhet të bëheni gati për pyetjen tjetër: çfarë nuk shkonte me ushqimin?!/living