Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet “Poter-Al”, sekuestrohen pronat me vlerë 500 mijë euro të Ilir Kociajt

2016/11/16 at 12:36 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthehet “Poter-Al”, sekuestrohen pronat me vlerë 500 mijë euro të Ilir Kociajt

Gjykata ka vendosur sekuestrimin e mbi 13 prona të paluajtshme me vlerë 500 mijë euro të Ilir Koçiaj. Boss-i drogës dhe pallateve nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar për trafik droge vite më parë.

Hetimi pasuror ndaj Koçiajt ka nisur fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, pasi ai u dënua me 10 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata për Krime të Rënda, për kryerjen e veprës penale “trafikimi i narkotikëve”. Ai është shpallur fajtor pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nga Hollanda në Itali, në disa episode, të cilat kanë ndodhur në vitin 2003.

Nga veprimet hetimore të kryera fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, rezultuan se në emër të shtetasit Ilir Koçiaj figuronin 11 njësi tregtare në Elbasan dhe 2 apartamente në Tiranë, të cilat dyshohet se kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e tij.

Gjykata e Elbasanit, me kërkesë të prokurorisë, vendosi fillimisht sekuestro preventive mbi këto prona dhe më tej, çështja iu delegua për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se:

Të gjitha pasuritë e paluajtshme në Elbasan ndodhen në të njëjtin pallat, në lagjen “Aqif Pasha”, , i cili është ndërtuar me lejë ndërtimi të miratuar në vitin 2004, ku shtetasi Bashkim Koçiaj (vëllai i Ilir Koçiaj) ka qënë bashkë-investitor, në masën 55 % në ndërtimin e pallatit.

Titulli i pronësisë së pasurive të paluajtshme të mësipërme është fituar nga shtetasi Ilir Koçiaj me anë të kontratës së dhurimit datë 03.07.2012 , të lidhur me vëllain e tij Bashkim Koçiaj.

Ndërsa apartamentet, të cilat ndodhen në rr. ‘Dervish Hima”, në Tiranë, janë fituar në vitin 2012, në bazë të kontratave të shit-blerjeve, me një çmim total rreth 75 mijë euro.

Nga aktet procedurale të hetimeve paraprake krijohen dyshime të arsyeshme se pasuritë e paluajtshme të mësipërme të rregjistruara në pronësi të shtetasit Ilir Koçiaj janë pasuri të krijuara si rezultat i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

“Ekzistojnë dyshime se shtetasi Ilir Koçiaj ka investuar në ndërtimin e pallatit të mësipërm nëpërmjet vëllait të tij, shtetasit Bashkim Koçiaj, dhe në përfundim të ndërtimit të pallatit ky i fundit i ka kaluar pronësinë e pasurive nëpërmjet kontratës së dhurimit”, thotë prokuroria.

Janë kryer verifikimet pasurore ndaj shtetasve Ilir Koçiaj dhe Bashkim Koçiaj dhe nuk rezulton që ndonjë nga këta shtetas apo familjarët e tyre të kenë ushtruar ndonjë aktivitet tregtar në kohën e kryerjes së ndërtimit, apo të kenë realizuar të ardhura në ligjshme, në mënyrë që shtetasi Bashkim Koçiaj të justifikojë shpenzimet e investimit të kryer në lidhje me ndërtimin e pallatit apo që shtetasi Ilir Koçiaj të justifikojë shumat e paguara për blerjen e dy apartamenteve të banimit në rrugën “Dervish Hima”, Tiranë.

Për këto arsye, në bazë të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (“Antimafia”), Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sekuestrimin e pasurive të regjistruara në emër të Ilir Koçiaj, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda para pak ditëve.

Çfarë është Poter –Al
Para 10 vitesh, konkretisht me 23 maj të 2006-ës, Antimafia italiane do të hartonte një listë prej 80 personash, të cilët ishin të implikuar në një rrjet ndërkombëtar droge, kryesisht kokaine dhe heroine. Si gjithnjë nuk mund të mungonin shqiptarët. Operacioni u kodua “Poter”, ndërsa të gjitha shtetet që u përfshinë në operacion i shtuan pas shkronjat identifikuese të kombit të tyre. Në vendin tonë u quajt “POTER AL” dhe kapo dyshohet të ishte Ilir Koçiaj.

Etiketa: drogeilir kociajpallatesekuestro

Ju sugjerojmë

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
Bota

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

21 Maj, 2025 10:25 pm
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

21 Maj, 2025 10:23 pm
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Bota

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21 Maj, 2025 10:02 pm
Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

21 Maj, 2025 8:38 pm
Para
11 zakonet më të bezdisshëm që zemërojnë kolegët në zyrë

11 zakonet më të bezdisshëm që zemërojnë kolegët në zyrë

Turizmi/ BB jep 71 milionë USD për 4 qytete në Jug të Shqipërisë

Turizmi/ BB jep 71 milionë USD për 4 qytete në Jug të Shqipërisë

Foto/ Bleona apo Kylie Jenner, kush kopjoi kë?!

Foto/ Bleona apo Kylie Jenner, kush kopjoi kë?!

TE FUNDIT

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
21 Maj, 2025

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me organet e akuzës në Itali, ka...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
21 Maj, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali,...

Lexo më shumë

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
21 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza),...

Lexo më shumë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
21 Maj, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com