Michael Schumacher është bërë pjesë e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram ndërkohë që po vazhdon rikuperimin.
Ylli i Formula 1 ka treguar disa shenja përmirësimi, ndërkohë që po lufton me plagët e shkaktuara nga aksidenti me ski në vitin 2013.
Edhe pse nuk janë bërë të njohura shumë detaje nga gjendja e tij shëndetësore, në profilet e tij në Instagram dhe Facebook janë shfaqur momente nga karriera e tij si shtatë herë kampion botë i automobilizmit.
Ekipi që po menazhon rrjetet e tij sociale ka publikuar një foto ku shkruhet “Vazhdon të luftosh, kurrë mos u dorëzo!”
Faqja e tij në Facebook deri tani numëron gati 1.5 milionë ndjekës.