Bashkëshortja e Shkëlqim Muçaj, 40 vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit në uzinën e Ballshit në 10 Nëntor, ka shkruar në facebook për vdekjen e të shoqit, duke bërë thirrje për drejtësi dhe zbardhje të ngjarjes.
Rovena Duraj shkruan se bashkëshorti i saj i thoshte çdo ditë “se aty ishte me rrezik” dhe këmbëngul që të gjendet shkaku i vërtetë i shpërthimit që ndodhi në Ballsh.
Prej më shumë se 15 vjetësh, Muçaj punonte në rafinerinë e naftës, në repartin e hidropastrimit.
Ja statusi:
E di qe duhet te behem e forte per femijet tane,por ndjehem e derrmuar dhe pa fuqi.
Çimi me thoshte cdo dite se aty ishte me rrezik,por asnjeher nuk e menduam se kjo do na ndodhte ne..
Shpirti tij lart ne qiell pushofte ne paqe,por une nuk do gjej paqe sa te mesoj cfare ndodhi vertet.
-Nuk dua meshire,por drejtesi dhe mundesi qe femijet tane te kene jeten qe ai nuk e pati dot!
Kerkoj dhe do kembengul deri ne fund qe te gjendet shkaku i vertete i asaj qe ndodhi..se vetem keshtu do mund te me lehtesohet sado pak gjithe ate peshë qe Çimi me la mbi supe.