Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I kërkoi seks koleges duke e shantazhuar me video, pendohet ushtaraku

2016/11/15 at 8:15 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I kërkoi seks koleges duke e shantazhuar me video, pendohet ushtaraku

Efektivi i Policisë Ushtarake, Gersian Dumi, i arrestuar tre ditë më parë nga specialistët e sektorit kibernetik të policisë së Tiranës, për shantazh ndaj koleges me publikim të një video intime, është lënë në masën “arrest me burg”.


Vendimi është marrë nga gjykata e Krimeve të Rënda, pas kërkesës që depozitoi prokurori i çështjes Vladimir Mara. Ky i fundit i argumentoi gjykatës, se efektivi i policisë Ushtarake, kishte shantazhuar kolegen e tij me inicialet E.K., e cila punonte në të njëjtin sektor me efektivin e policisë ushtarake.

Sipas prokurorisë, këtë shantazh, 23-vjeçari e kryente duke pretenduar se kishte një video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet, nëse ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Nisur nga kjo situatë, prokurori kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” për Gersian Dumit ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes”, me qëllim përfitimin me kryerje të marrëdhënieve seksuale me vajzën me inicialet E.K..

Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pavarësisht pendesës që shfaqi në sallën e gjyqit efektivi i ushtrisë Gersian Dumi.

Ky i fundit, u arrestua në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë së Tiranës, të cilët pasi janë orientuar nga specialistët e sektorit kibernetik, kanë kapur 23-vjeçarin teksa po i shkruante vajzës kallëzuese, duke i pohuar që të hynte në ambientin e një hoteli tek Rruga e Elbasanit dhe të merrte çelësin e një dhome, në të cilën më pas do kryente marrëdhënie seksuale. Mirëpo gjithçka ishte përgatitur nga Policia.

Uniformat blu kanë bashkëpunuar me vajzën kallëzuese, edhe kjo efektive pranë policisë ushtarake, duke dale në teren. Dumi nëpërmjet një adrese të rreme “Facebook” shantazhonte dhe e ftonte vajzën që të kryenin marrëdhënie. Për të vënë në pranga, këtë person të panjohur deri në atë moment, vajza ka bashkëpunuar me Policinë e Tiranës, raporton “Shqiptarja.com”.

Ditën e diel ajo ka dalë tek Rruga e Elbasanit, në vendin e quajtur tek “Lavazhot”, dhe teksa ecte merrte në telefon nga Facebook, orientimet nga kolegu i saj Gersian Dumi. Ky i fundit qëndronte i fshehur në një automjet “Golf 4” i bardhë, ndërkohë që i kërkonte vajzës të shkonte në një hotel aty afër dhe të merrte çelësin e një dhome, dh eta priste aty. Mirëpo pikërisht në këtë hotel, janë paraqitur një çift agjentësh të policisë së Tiranës, të cilën mbanin në mbikëqyrje të riun.

Sapo ky i fundit është afruar në derën e hotelit, ai është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e policisë, të cilët i kapen dhe telefonin nga kishte zhvilluar bisedat shantazhuese me kolegen e tij 23-vjeçare në policinë Ushtarake. Fillimisht, Dumi nuk e ka pranuar autorësinë e krimit por më pas ka pranuar gjithçka. Madje ai i dhe familja e tij i kanë kërkuar falje vajzës, duke kërkuar asaj të tërhiqte kallëzimin penal.

 



Ju sugjerojmë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

4 Tetor, 2025 10:08 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Para
Këshilla/ Si të mbani diabetin nën kontroll

Këshilla/ Si të mbani diabetin nën kontroll

‘Negociatat’, Kotzias: Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet

‘Negociatat’, Kotzias: Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet

Shqiptari nervoz ndalohet nga policia, i gjenden 15 doza kokaine në mbathje

Shqiptari nervoz ndalohet nga policia, i gjenden 15 doza kokaine në mbathje
















TE FUNDIT

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
4 Tetor, 2025

Është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) efektivi i policisë që aksidentoi dje, 3 tetor, për vdekje një 71-vjeçare...

Lexo më shumë

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
4 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë. Kreu i...

Lexo më shumë

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
4 Tetor, 2025

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas përgjigjes së Hamasit ndaj planit të kreut të shtëpisë së Bardhë,  duke pranuar lirimin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com