Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lojërat e Trampit kanë nisur

2016/11/15 at 9:35 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lojërat e Trampit kanë nisur

Nga Ines Pohl


Sa për kujtim: Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka asnjë përvojë politike. Ai nuk ka mbajtur asnjë ditë të jetës së tij 70 vjeçare ndonjë post publik.

Si biznesmen, trashëgimtari i pasur herë pas here ka dështuar, i është dashur disa herë që të shpallë faliment dhe ka mbijetuar, sepse bankat dhe kreditorët do të kishin humbur më shumë para, po ta kishin lënë që të falimentonte përfundimisht. Too big to fail, ky është termi që përdoret, shumë i madh për të dështuar.

Suksesin e mirëfilltë ai e pati me spektaklin “The Apprentice”. Një spektakël, që ai e moderoi dhe që është guri i themelit të perandorisë, që ai dhe familja e tij kanë ngritur me markën Trump. Është pikërisht kjo kohë kur Trumpi mësoi si t’u hedhë hi syve njerëzve, që t’i bëjë ata të besojnë botë të ëndërruara, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse false dhe studio filmike. Botë që nuk bazohen në fakte, por në iluzione. Një recetë suksesi, të cilën ai e ka përsosur me vite dhe me të cilën ai më në fund fitoi luftën për në Shtëpinë e Bardhë.

Dinjiteti i postit

Dhe tani ai po merr postin më të lartë në të gjithë botën, dhe askush nuk e di se çfarë e pret botën. Prandaj daljet e tij të para në publik pas betejës zgjedhore u ndoqën dhe u interpretuan me vëmendje. Si do të reagojë ai? A do ta zbusë atë dinjiteti i postit? A do t’i sulmojë ai edhe më tej gratë, myslimanët dhe latinoamerikanët? Apo “ai mundet” të komunikojë edhe “me respekt”? Dhe para së gjithash, cilët janë këshilltarët që do të marrë ai në krah? Sepse do të jenë ata që në fund do t’i vënë vulën agjendës politike të Trumpit.

Që pas fjalimit të tij të fitores mbrëmjen e zgjedhjeve, edhe në kampin e kritikëve më të fortë të tij u dëgjuan me zë të ulët fjalë lehtësimi. Toni i tij qe i përmbajtur, jo therës i keq. Edhe vetë për Hillary Clintonin ai gjeti fjalë falenderimi në vend të shpirtligësisë. Edhe në vizitën në Shtëpinë e Bardhë një ditë më vonë, ai diti si të sillet, dukej gati si nxënës i vogël shkolle krahas Presidentit Obama.

Pushteti i pamjeve

Dhe pastaj pasoi intervista e parë. Jo konferencë shtypi, siç bëri pasardhësi i tij direkt pas zgjedhjeve. Por gjithsesi një intervistë në formatin e respektueshëm “60 minuta”.

Trumpi e di sa të rëndësishme janë simbolet, sepse janë pamjet ato që mbeten të fiksuara në kujtesën kolektive. Prandaj përmbajtje thuajse inekzistente e kësaj interviste nuk luan asnjë rol. Përveç faktit, që edhe Presidenti i zgjedhur Trump me sa duket nuk ka ndërmend që t’i bëjë detyrat e tij të shtëpisë dhe që të paktën të ketë një përgjigje për çështjet më të rëndësishme.

Me këtë inskenim, Donald Trump tregoi se si e përfytyron regjencën e tij. Jo si një president i zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili kërkon kompromise politike dhe që është i gatshëm të punojë fort për to. Trumpi e vë veten në skenë si sundimtar monarkik, i cili e qeveris botën nga karrigia e larë në ar. Dhe që nuk ka interes për detaje të çështjeve, si rregullat për abortin apo dëbimin e njerëzve. Për këtë ai merr në institucionin e tij personel.

E edhe këtu, vendimet e para konfirmojnë se Donald Trump është larg heqjes dorë nga kursi i tij racist dhe denigrues ndaj njerëzve. Këtu nuk ndryshon gjë as fakti, që si shef të shtabit të tij ai mori në Shtëpinë e Bardhë bosin e republikanëve, Reince Priebus. Një politikan me rrjet shumë të mirë kontaktesh, i cili i nevojitet që ai të arrijë të punojë me republikanët.

Përjashtim dhe urrejtje

Në të njëjtën kohë, Trump shpalli që si pjesë të kryesisë dyshe, me të drejta të barabarta, ai ka emëruar si këshilltar strategjik Steve Bannon. Kjo është një goditje në fytyrën e të gjithë atyre, të cilët patën shpresuar se posti do ta bënte të arsyeshëm Trumpin.

Sepse Bannon, ish- operatori i faqes radikale konservatore Breitbart përfaqëson si gati askush tjetër përjashtimin dhe urrejtjen, antisemitizmin dhe armiqësinë ndaj grave. Pikërisht me këtë, në postin e këshilltarit të fushatës elektorale për Donald Trumpin, ai u kujdes për fitoren e tij.

Trumpi e di se si mund të përvetësosh role, për të qenë i suksesshëm. Ai e di se cilat aleanca duhet të lidhësh, për të qenë në gjendje që të bësh biznese. Dhe fytyrën e vërtetë ai nuk e tregon në kursin e ri të pajtimit me kamerën – por në zgjedhjen e këshilltarit të tij strategjik. Dhe në inskenimin e tij si sundimtar, i cili nuk e rrethon veten me kompetencë politike, por me njerëz të ngjashëm me të.

*Korespondente e DeutscheWelle në SHBA



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit
Aktualitet

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit

11 Maj, 2025 10:10 am
Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…
Aktualitet

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

11 Maj, 2025 9:59 am
Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
Aktualitet

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

11 Maj, 2025 9:47 am
Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë
Aktualitet

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

11 Maj, 2025 9:41 am
Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci
Aktualitet

Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci

11 Maj, 2025 9:27 am
Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona
Aktualitet

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

11 Maj, 2025 9:15 am
OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat
Aktualitet

OSBE/ODIHR monitoron procesin e votimit në Berat

11 Maj, 2025 9:07 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

11 Maj, 2025 9:02 am
Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
Aktualitet

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

11 Maj, 2025 8:52 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

11 Maj, 2025 8:39 am
Para
Kim rrezikon të vdesë nga gjakderdhja nëse ngelet sërish shtatzënë

Kim rrezikon të vdesë nga gjakderdhja nëse ngelet sërish shtatzënë

Estetistja shqiptare humb jetën tragjikisht në Itali, makina e shtyp në trotuar

Estetistja shqiptare humb jetën tragjikisht në Itali, makina e shtyp në trotuar

Foto-galeri: Skandali i Zv/ministres 24vjeçare, publikohen fotot topless

Foto-galeri: Skandali i Zv/ministres 24vjeçare, publikohen fotot topless
















TE FUNDIT

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit

Zgjedhjet/ Voton Presidenti i vendit Bajram Begaj. Mesazhi i Kreut të Shtetit
11 Maj, 2025

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën 9- vjeçare “ Kongresi i Lushnjës” e...

Lexo më shumë

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…

Tom Doshi voton në Tiranë! Kreu i PSD: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS…
11 Maj, 2025

Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka votuar në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Pas votimit...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/Kreu i Partisë Demokratike Berisha-qytetarëve: Njisha, jeni gati?

Pensionistët/ Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do kompensohet për TVSH që paguan për produktet e shportës
11 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në një postim të shkurtër në Facebook ditën e zgjedhjeve. “Mirëmëngjes njisha,...

Lexo më shumë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë
11 Maj, 2025

Qyteti i Korçës do të dërgojë në parlament 10 mandate përmes votës së qytetarëve. Gazetarja Daniela Zisi raporton se thuajse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com