Viteve të fundit është vërejtur një rritje alarmante e vdekjeve të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe kjo është shqetësuese.
Ekspertët janë hedhur në kërkime për të gjetur shenjat të cilat i paraprinjë një sulmi në zemër dhe kanë arritur shpesh rezultate të ndryshme.
Megjithatë, një numër e madh i pacientëve të diagnostifikuar me arrest kardiak, kishin krijuar panikë pa nevojë, por e mira e kësaj është intervenimi dhe kujdesi i menjëhershëm.
Sipas mjekëve, dallimi kryesor mes sulmit në zemër dhe të djegurës në zemër. Sulmi karakterizohet më pas edhe me probleme në frymëmarrje, ndërsa të djegurit në zemër, jo.
Në aspektin mjekësor, të djegurit në zemër dhe sulmi në zemër, duket se kanë tipare të përbashkëta, por faktikisht nuk kanë asnjë ngjashmëri.
Derisa sulmi në zemër është një sëmundje që ndodh kur ka humbje të furnizimit me gjak në muskulin e zemrës, të djegurit është vetëm një simptomë e shkaktuar nga fluksi i acidit të stomakut deri në tubin e ushqimit.
Edhe pse dhimbja shfaqet në gjoks, nuk është e lidhur me zemrën.
Megjithatë, mjekët këshillojnë që të jemi të kujdesshëm në lidhje me shtrëngimet dhe dhimbjet në gjoks, sepse mund të jenë edhe si paralajmrim ose simptomë e sulmit në zemër.