Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama tregon bejte në New York: U bëra piktor në mbledhjet e mërzitshme të Nanos. Një koleg më “vidhte”

2016/11/14 at 8:45 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Rama në ekspozitën e Nju Jorkut, vajza shqiptare e vë në siklet me pyetjen që i bën

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer disa histori pikante familjare në galerinë “Marian Goodman” në Nju Jork. Një ndër to ishte se si u njohën dhe si u martuan gjyshi dhe gjyshja e tij, dhe si e pagëzuan nipin e tyre katolik dhe ortodoks njëherazi.


Por, i ngacmuar nga pyetjet e drejtuesve të bisedës, Hans Obrist dhe Rirkrit Tiravanija, kreu i qeverisë ka treguar se si ka nisur të pikturojë në mbledhjet e mërzitshme të qeverisë “Nano”. Në tregimin e kësaj historie ai ka akuzuar ish-ministrin e Arsimit si ‘hajdut të artit të tij’.

Historia e saksofonit

“Na e trego pak historinë e saksofonit”, i tha organizatori i ekspozitës, Edi Ramës, që ishte përgatitur për një rrëfim të sinqertë në galerinë “Marian Goodman” në Nju Jork. “Ishim në Liceun Artistik dhe një shoku ynë flautist erdhi dhe na tha: ‘Doni të shikoni një saksofon?’ Ishte sikur të thoshe: ‘Do të shkosh në bordello?’ kur je adoleshent dhe ke vetëm imagjinatë. I thashë: ‘Sigurisht që dua të shikoj një saksofon’. Shkuam në shtëpinë e tij; ishte një eksperiencë shumë emocionuese, shumë erotike. Zemrat tona rrihnin fort. Një prej nesh bënte roje, ndërsa shkuam te rrobat e gjyshes së vdekur… Hiq rrobë pas rrobe… ishte zhveshja më e gjatë në jetën time… dhe më pas shfaqet ky trup i pabesueshëm dhe i bukur, dhe ta prekje ishte e pabesueshme, pasi ishte e ndaluar”.

Kanoçet e ‘Coca-Cola’-s

“Kur im atë shkoi njëherë në Kosovë për të dhënë mësim, solli 5 kanoçe ‘Coca Cola’, që i ruajtëm në frigorifer. Ne ishim 5 pjesëtarë në familje dhe kanoçet nxirreshin një e nga një për secilën prej ditëlindjeve tona. Qëndronte aty në mes të tavolinës si diçka e pabesueshme dhe ne shijonim ‘Coca Cola’-n ngadalë e ngadalë”, – tregoi Rama.

Martesa e gjyshërve

“Gjyshja ime ishte katolike dhe shumë besimtare. Gjyshi im ishte ortodoks, por i pafe. Besonte vetëm te femrat dhe te makinat. Është histori e gjatë si u martuan. Por e bindi se kishte një makinë shumë të bukur dhe një gramafon. Babai i tij e nisi në Itali për t’u bërë intelektual, por ai mori të gjitha paratë në bankë dhe bleu një makinë. Dhe kur erdhi në Shqipëri u bë shoferi i kryetarit të bashkisë, se kishte një makinë më të mirë se e kryetarit të bashkisë. Kur kryetari i bashkisë shkoi te mbreti, mbreti pa makinën dhe i tha: ‘Sa bën?’ Ai i tha: ‘Është e shoferit!’ ‘Atëherë sill shoferin’. Dhe kështu u bë shoferi i mbretit. Dhe takoi gjyshen time që ishte katolike.

Por familja e saj nuk do ta lejonte kurrë, se ai ishte ortodoks, ndaj bënë një “rrëmbim konsensual”. E mori në makinë nga Shkodra në Durrës. Kur po parkonin, ajo tha: ‘Ku jemi këtu?’ Ai: ‘Në shtëpinë time!’ ‘Jo, – i tha ajo. – Në hotel. Duhet të martohemi. Jam katolike’. Atëherë shkuan në hotel dhe më pas në kishë. Në kishë i thanë: ‘Jo, nuk mund të martohesh me të. Ai është ortodoks’. Ndaj ajo i shkroi Papës: ‘Ati im i shenjtë. Jam në hall. Më lejo të martohem me këtë burrë. Ai është ortodoks, por ai nuk beson në asgjë. Të lutem më lejo të martohem dhe betohem se të gjithë fëmijët e mi do jenë katolikë’. Dhe gjyshi thoshte ‘Bëj ç’të duash. Nuk më intereson se çfarë feje do të kenë fëmijët’. Kjo tregon shumë për ne. Ndaj dhe babai im, xhaxhai im ishin të gjithë katolikë.

Por kur linda unë, ai (gjyshi) më çoi në një kishë ortodokse dhe më pagëzoi. Kur u kthye, i tha gjyshes: ‘Ti abuzove me dashurinë time. M’i bëre të gjithë fëmijët katolikë, por unë mora hak. E pagëzova këtë ortodoks!’ Por ajo i tha: ‘Më vjen shumë keq për ty që nuk e paske kuptuar. Ne vërtet jemi minoritet, por jemi më të organizuar. Unë këtë e kam pagëzuar katolik kur t’i flije gjumë’.

Dhe mua Papa më ka thënë: ‘Ti je katolik. Pjesa tjetër është ujë’. Kur erdhi në Tiranë, unë e pyeta për djalin tim. ‘Unë jam katolik, gruaja ime, Linda është myslimane. Po ai?’ Dhe Papa më tha: ‘Edi, unë e zgjidha dilemën tënde, atë lëre ta zgjedhë vetë’”.

Ministër i Fatos Nanos

“Në Këshillin e Ministrave ishte një torturë. Nuk i ndiqja dot, nuk kuptoja, dhe pikturoja gjatë të gjithë kohës mbi shkresa. Kisha ministrin e Arsimit në krah që gjithmonë në fund më pyeste: ‘Mund ta marr këtë?’ ‘Po – i thosha, – merre’. Një ditë shkoj në zyrën e tij, ndërkohë që akuzohej për korrupsion, dhe më tregon këtë koleksion. U ndjeva sikur kishte vjedhur artin tim. U ktheva në zyrën time dhe i them asistentes: ‘Ky duhet të jetë hajdut, njerëzit me siguri kanë arsye që e akuzojnë, se ai ka vjedhur artin tim’. ‘Mund ta marr, mund ta marr’… i kishte marrë të gjitha”.



Ju sugjerojmë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 14 nëntor 2016

Parashikimi i motit për sot, 14 nëntor 2016

Parashikimi i motit për sot, 14 nëntor 2016

Pamje nga aksidenti i rëndë në Gjirokastër ku gjeti vdekjen një 30 vjeçar

Pamje nga aksidenti i rëndë në Gjirokastër ku gjeti vdekjen një 30 vjeçar
















TE FUNDIT

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com