Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ka një mesazh për ty”/ Historia e trishtë e Uedës dhe sakrificat pa kufi të motrës së saj

2016/11/13 at 6:58 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ka një mesazh për ty”/ Historia e trishtë e Uedës dhe sakrificat pa kufi të motrës së saj

Ueda, një nënë në moshë fare të re, është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, për t’i dhënë një falenderim shumë të veçantë motrës së saj.


Ajo ka rrëfyer historinë e saj, sakrificat që ka kaluar gjatë këtyre viteve dhe rolin e madh të motrës në jetën e saj.  Ornela është motra më e madhe, që i është dashur të kujdeset për të dhe vajzën e saj të vogël.

Njohja me bashkëshortin ishte rastërore ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të një lidhjeje. Ueda u njoh nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe për gati një vit ai u hoq si dikush tjetër, duke e gënjyer vazhdimisht, që jetonte dhe studionte jashtë, ishte me origjinë nga qyteti, por në fakt të gjitha këto nuk ishin të vërteta.

Pas një viti lidhjeje, Ueda ia kishte treguar edhe familjes për këtë histori, por këta të fundit nuk ishin dakord.

ueda2

Shumë shpejt ajo e kuptoi që kjo lidhje ishte ndërtuar mbi baza mashtrimi dhe i dashuri i saj nuk kishte treguar të vërtetën pasi mendonte që çdo gjë do të shkatërrohej. Por lidhja nuk kishte sesi të përfundonte aty, pasi mes tyre kishte ndjenja të vërteta dhe Ueda vendos t’ia falë këtë gënjeshtër, për t’ia nisur nga e para.

Megjithatë problemi nuk ishte më djali, por familja e vajzës, pasi ajo i kishte ndërtuar një figurë tjetër në atë çka ai ishte në të vërtetë. Ueda detyrohet që këtë të vërtetë t’ia rrëfejë babait, por ai nuk denjon as ta takojë e jo më ta pranonte si dhëndër. Ishte motra që ndërhyri për t’i mbushur mendjen të atit për ta takuar. Më në fund e bindi, por ai nuk e pranoi kurrë lidhjen e vajzës së tij.

ueda3

“Unë lidhjen e vazhdova edhe pse familja ishte kundër. Më pas ngela shtatëzënë. Si për çdo prind nuk e ka të lehtë që të ketë vajzën shtatëzënë, që nuk është e martuar. Të paktën këtu në Shqipëri, kështu është mentaliteti jonë. Më pas u takua babai me vjehrrën time. Ajo nuk pranoi, nuk është momenti tani, është më mirë të abortojë. Duke marrë këtë përgjigje nga ana e vjehrrës, babai filloi ta kishte edhe më të vështirë të pranonte që vajzën ta mbante shtatzënë në shtëpi të tij, të pamartuar. Si vjehrra, të njëjtën gjë më tha edhe babi, që të abortoja. Duke u ndodhur në këtë situatë nuk kishim zgjidhje tjetër dhe vendosëm që të dy, që të abortoja. Ditën që shkoj për të abortuar, shkova me motrat e mia dhe me Albanin. Doktori më thotë që nëqoftëse nuk je esëll duhet të konsumosh sa më shumë lëngje. Më pas shkuam në lokal dhe për dy orë asnjëri nga ne nuk tha asnjë fjalë. Në minutat e fundit motra e madhe Ornela, na pyeti; ju çfarë doni të bëni? Ne duke i thënë, se duke mos pasur mbështetje nga familjet, të vegjël jemi, një punë stabël nuk e kemi dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Ajo tha që do t’i merrte përsipër të gjitha, nëse do të ishte e nevojshme do të dilte edhe ajo nga shtëpia dhe do të përgjigjej për çdo gjë”.

ueda4

Vetë Ornela është e martuar dhe ka dy fëmijë. Zemra e nënës gjithmonë ndjen dhe kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet kryesore që nuk e la motrën e saj në baltë. Por gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, asgjë nuk ndryshoi.

Vjehrra nuk mund ta pranonte, nga ana tjetër as babai i saj. Duke parë këtë situatë, ky i fundit vendosi që vajza e tij të mos shoqërohej më me Albanin dhe fëmijën ta mbante në shtëpi. Por ajo këtë zgjedhje të babait nuk e pranoi. Motra e saj ishte insistuese vazhdimisht, që t’u linte më tëpër kohë çiftit.

Të ndodhur në këto situata vështirësie, ai vendosi të emigronte, duke lënë vetëm Uedën me foshnjen e porsalindur. Duket se fati nuk i buzëqeshi as në emigrim Albanit, pasi filloi të merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike, ku më pas u kap nga policia. Sot ai është në burg dhe Ueda u detyrua të qëndronte në shtëpinë e babait të saj. Kur familja mori vesh për këtë histori të radhës, tronditja ishte edhe më e madhe.

ueda-motra

“Je shumë e re, ke vuajtur shumë dhe kjo është e tepërt” – i ka thënë babai i saj.

Si gjithmonë, motra Ornela, engjëlli mbrojtës i thotë babait që të mos shqetësohej për asgjë.

“ Ornela i tha që të mos mërzitej sepse kishte një punë shumë të mirë dhe do  të mund t’i mbulonte shpenzimet e vajzës. Falë saj kam vajzën sot, sepse ajo më ndaloi abortin dhe më ka ndihmuar në çdo gjë tjetër.”

Ndaj Ueda vendosi që këtë histori ta ndajë me të gjithë dhe ta falenderojë publikisht motrën.

“Ti ke bërë shumë për mua, je bërë nënë edhe baba për mua. Të falenderoj pa masë për gjithçka ke bërë, por gjithashtu edhe të kërkoj falje sepse kam qenë ngarkesë për ty, pasi ke shtuar orët e punës për mua.”

ueda5

“E dija që do ishe ti, jam pa fjalë. Ti ke një zemër të madhe dhe ato që të njohin e dinë shumë mirë këtë gjë. Për mua është një emocion i veçantë, është një kujtim që do ta mbaj mend gjatë. Ajo është gjithçka, është më e mira”, u shpreh Ornela. /tvklan.al

Etiketa: historiaka nje mesazh per ty


Ju sugjerojmë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
Politikë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

13 Shtator, 2025 8:59 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Bota

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

12 Shtator, 2025 9:30 pm
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bota

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

12 Shtator, 2025 7:58 pm
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Para
Humbi luftën me kancerin, letra prekëse e adoleshentes nga Fieri

Humbi luftën me kancerin, letra prekëse e adoleshentes nga Fieri

Fitorja e Donald Trump, këto ishin reagimet e liderëve botërorë

Donald Trump kërcënon emigrantët në SHBA: Do t’ju shporr nga vendi

Kanadaja pret 300 mijë emigrantë gjatë 2017, ja si të aplikoni dhe kush ka prioritet

Kanadaja hap dyert për emigrantët, ja profesionet që kërkohen
















TE FUNDIT

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
13 Shtator, 2025

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Fier

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
13 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Policia bën me dije se një 47-vjeçare ka humbur...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Shtator, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash...

Lexo më shumë

Horoskopi, 13 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
13 Shtator, 2025

Dashi Financiarisht, kjo është një ditë për të qenë i kujdesshëm me investimet, pasi Merkuri mund të turbullojë gjykimin, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com