Më pak se 10 minuta na ndajnë nga takimi mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Izraelit.
Favorit është Kombëtarja e shqiptarëve, por nuk pritet jetë një ndeshje e lehtë, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare.
Roshi më parë kishte qenë në diskutim pasi kohët e fundit kishte pësuar një lëndim të vogël. Gjithsesi ai duket se ia ka dalë shumë mirë. Me këtë lëvizje duket qartë se Shqipëria sonte synon vetëm fitoren.
Në sulm do të jetë shkodrani Bekim Balaj, i mbështetur nga Roshi i cili do të futet në fushë që nga minuta e parë, si dhe dhe Llullaku. Në mesfushë do të jenë Kukeli, Xhaka dhe Memushaj, ndërsa në portë do jetë Etrit Berisha.
Një ditë para përballjes me Izraelin në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka thëne se ekipi do hyjë në fushë vetëm për fitore.
“Do luajmë me formacion më të mirë, pasi nuk jemi të kënaqur me vendin e tretë dhe do synojmë fitoren. Armando Sadiku dhe Odise Roshi janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të luajtur. Stadiumi “Elbasan Arena na ka sjellë gjithmonë fat”- ka thënë trajneri i kombëtares.
Nga ana tjetër trajneri izraelit ka zgjedhur skemën sulmuese 4-3-3, ndërsa është shprehur se barazimin e kanë të garantuar. Ajo që bie në sy në këtë sfidë janë masat e shumta të sigurisë me rreth 2000 forca policie në gatishmëri.
Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Llullaku, Balaj
Formacioni i Izraelit: Goresh; Dasa, Lavi, Tzedek, Gershon, Dabbur, Natcho, Cohen, Zahavi, Ben Haim, Vered.