Modelja shqiptare Angela Martini prej disa ditësh ndodhet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, së bashku me të dashurin e saj Dragos Savulescu.
Ditën e djeshme ajo ka marr një ftesë jo të zakonshme. Ajo dhe i dashuri i saj kanë qenë të ftuar në një prej dhomave të parlamentit britanik, pikërisht në Dhomën e Lordëve.
Angela ka publikuar një foto në të cilën shpreh nderin të jetë e ftuara e Lord Alderdice në Dhomën e Lordëve.
A mendoni se mund ti ketë pëlqyer aq shumë kjo ekperiencë modeles sa që ta shohim pas disa vitesh në politikë?