Denis Pitalli, 28 vjeç nga Shqipëria është arrestuar nga policia italiane në Pescara pasi akuzohet për dhunë.
I riu teksa po ecte bashkë me një shqiptar tjetër në park, ka goditur një 38vjeçar italian duke i shkaktuar dëme serioze.
Pitalli e goditi italianin në formë lojë me shpulla, që luhet nga dy persona që godasin njëritjetrin deri në eliminim.
Italiani u rrëzua përtokë nga shpulla duke marrë dëmtime të nofullës, frakturë në syrin e djathë si dhe dëme të tjera.
Pas identifikimit dhe arrestimit të shqiptarit përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në korrik, ndaj tij do të rëndoi akuza e plagosjes së rëndë.