Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Do të kërkojmë të përbashkëtat, jo armiqësinë

2016/11/09 at 3:18 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump: Do të kërkojmë të përbashkëtat, jo armiqësinë

Sapo kam marrë një telefonatë nga Sekretarja Klinton.

Ajo na përgëzoi – është për ne – për fitoren tonë, dhe unë e përgëzova atë dhe familjen e saj për një fushatë shumë, shumë të luftuar. Dua të them, ajo luftoi shumë fort.

Hillary ka punuar shumë gjatë dhe shumë fort përgjatë gjithë kësaj kohe, dhe i detyrohemi asaj një borxh të madh mirënjohjeje për shërbimin që ka bërë për vendin tonë.

I them shumë sinqerisht këto fjalë.

Tani është koha që Amerika të shërojë plagët e përcarjes; duhet të bashkohemi. Të gjithë republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve në të gjithë vendin, u them që është koha të bashkohemi si një popull.

Eshtë koha. I betohem cdo qytetari të vendit tonë, se unë do të jem president për të gjithë amerikanët, dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua.

Për ata që kanë zgjedhur të mos më mbështesin në të kaluarën, që janë pak njerëz… (të qeshura).

… Unë ju shtrij dorën, për ndihmën tuaj, me qëllim që të punojmë së bashku për të bashkuar kombin tonë të madh.

Siç e kam thënë që në fillim, e jona nuk ishte një fushatë, por një lëvizje e pabesueshme dhe e madhe, e përbërë nga miliona burra dhe gra punëtorë, që e duan vendin e tyre dhe duan një të ardhme më të mirë, më të ndritur për veten dhe familjet e tyre.

Eshtë një lëvizje e përbërë nga amerikanë të të gjitha racave, feve dhe besimeve, që duan dhe presin nga qeveria jonë që t’u shërbejë njerëzve, dhe ajo njerëzve do u shërbejë.

Duke punuar së bashku, ne do të fillojmë detyrën urgjente të rinërtimit të kombit tonë dhe ribërjes së ëndrrës amerikane. Unë kam kaluar të gjithë jetën dhe biznesin tim, duke kërkuar për potencialin e pashfrytëzuar në projekte dhe në popuj kudo në botë. Këtë gjë dua të bëj tani për vendin tim.

Potencial i jashtëzakonshëm. Kam arritur ta njoh vendin tonë kaq mirë – ka një potencial të jashtëzakonshëm. Do të jetë një gjë e bukur. Gjithësecili amerikan do të ketë shansin që të realizojë potencialin e tij. Burrat dhe gratë e harruar të vendin tonë, nuk do të jenë më të harruar.

Ne do të rregullojmë qytetet tona dhe do të rindërtojmë autostradat, urat, tunelet, aeroportet, shkollat, spitalet. Do të rindërtojmë infrastrukturën, e cila do të jetë e para mbi të gjitha. Dhe ndërkohë që e ndërtojmë, do të punësojmë njerëzit tanë.

Ne gjithashtu do të kujdesemi, më në fund, për veteranët tanë.

Ata kanë qenë kaq besnikë, dhe gjatë udhëtimit tim 18-mujor unë kam njohur kaq shumë prej tyre. Koha që kam kaluar me ta gjatë kësaj fushate, ka qenë ndër nderet më të mëdhenj për mua. Veteranët tanë janë njerëz të jashtëzakonshëm. Ne do të nisim një projekt rritjeje dhe rimëkëmbjeje kombëtare. Unë do të shfrytëzoj talentin krijues të popullit tonë dhe do u bëj thirrje më të mirëve dhe më të shkëlqyeshmëve, që të vënë talentin e tyre në funksion të të mirës së të gjithëve. Do të ndodhë.

Ne kemi një plan të madh ekonomik. Ne do të dyfishojmë rritjen ekonomike dhe do të kemi ekonominë më të fortë në botë. Në të njëjtën kohë, do të shkojmë mirë me kombet e tjerë që janë të gatshëm të shkojnë mirë me ne. Do ta bëjmë.

Do të kemi marrëdhënie shmë të mira. Presim të kemi marrëdhënie shumë të mira. Asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe për t’u arritur, asnjë sfidë nuk është shumë e madhe për t’u kapërcyer.

Asgjë që duam për të ardhmen tonë nuk është e paarritshme.

Amerika nuk do të pranojë më asgjë më pak se sa më të mirën.

Ne do të rimarrim në duar fatin e kombit tonë dhe do të ëndërrojmë gjëra të mëdha, dhe do të ëndërrojmë me guxim. Duhet ta bëjmë. Ne do të ëndërrojmë përsëri për gjëra të bukura dhe të suksesshme për vendin tonë.

Unë dua t’i them komunitetit botëror se, ndërkohë që gjithmonë do të vëmë në plan të parë interesat e Amerikës, ne do të jemi të drejtë me këdo – të gjithë popujt dhe të gjithë kombet. Do të kërkojmë të përbashkëtat, jo armiqësinë; partneritetin, jo konfliktin.

Dhe tani dua ta shfrytëzoj këtë moment, për të falënderuar disa prej njerëzve që vërtetë më kanë ndihmuar, në këtë që, sonte po e quajnë një fitore shumë, shumë historike.

Së pari, dua të falënderoj prindërit e mi, të cilët në këtë moment po më shohin nga atje lart.

Njerëz fantastikë. Kam mësuar shumë prej tyre. Ishin të mrekullushëm në të gjithë drejtimet. Kam patur prindër vërtetë fantastikë.

Dua gjithashtu të falënderoj motrat e mia, Maryanne dhe Elizabeth, që janë këtu me ne sonte. Dhe vëllanë tim, Robert. Të gjithë ata duhet të jenë në skenë. Dhe vëllanë tim, të ndjerin Fred. Një djalë fantastik.

Familje fantastike. Kam qenë shumë me fat. Vëllezër dhe motra të mrekullueshëm, prindër të jashtëzakonshëm.

*Fjalimi i fitores, i mbajtur nga Donald J. Trump

Ju sugjerojmë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Para
Përmbytjet, autobusi që u përmbys vazhdon të jetë në rrugë (foto)

Përmbytjet, autobusi që u përmbys vazhdon të jetë në rrugë (foto)

10 gjëra për të cilat do të pendoheni vite më vonë

10 gjëra për të cilat do të pendoheni vite më vonë

Hapja e negociatave/ Basha: Meritë e njerëzve të thjeshtë

Hapja e negociatave/ Basha: Meritë e njerëzve të thjeshtë

TE FUNDIT

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com